ZHTI: Në tremujorin e dytë nga zonat prej 763 milionë euro, rritje prej 140 për qind në nivel vjetor

Shkup, 11 korrik – Në zonat e zhvilluara teknologjike dhe industrial, pas tremujorit të parë, dhe në tremujorin e dytë të këtij viti është regjistruar nivel më I lartë I aktivitetit ekonomik në katër vitet e fundit, tregon analiza e rregullt mujore e ZZHTI.

 

Në tremujorin e dytë të këtij viti, qëndron në informatën e sotme nga ZZHTI, aktiviteti eksportues në zonat industrial arriti 763 milionë euro që është për 140 për qind më shumë se periudhën e njejtë në vitin 2020, përderisa në raport me vitin 2018 rritja është rreth 27 për qind. Aktiviteti eksportues edhe në qershor të këtij viti në nivel mujor, krahasuar me 4 vitet e kaluara dhe arriti nivel prej 239 milionë eurove, që është për 25 milionë më shumë në muajin e njejtë të vitit 2020.

Nga ZZHTI thonë se edhe në raport me importin është regjistruar nivel më I lartë në krahasim me tremujorin e njejtë në secilin prej katër viteve të kaluara. Kështu importi në tremujorin e dytë të këtij viti arriti 799 milionë euro dhe është madje për 200 për qind më I lartë se tremujorin e njejtë të vitit të kaluar, përkatësisht për 62 për qind më I lartë krahasuar me tremujorin e dytë në vitin 2018. Gjithashtu, importi mujor në ZZHTI në qershor 2021 e tejkalon importin mujor për muajin e njejtë në katër vitet e kaluara dhe është në nivel prej 225 milionë eurove. Krahasuar me qershorin e vitit 2020, importi është më I madh për 37 milionë euro.

“Për shkak të aktiviteteve të këtilla si dhe intensifikim të investimeve të kompanive në teknologji të reja, mbulimi I importit me eksport në tremujorin e dytë është 95,5 për qind. Vetë m në qershor, eksporti në ZHTI është për 12 milionë euro më I lartë nga importi përkatësisht shkalla e mbulimit arriti 106,2 për qind”, qëndron në informatën nga ZZHTI.

Nga atje shtojnë se vazhdon edhe rritja e hapjes së vendeve të reja të punës në kompanitë aktive në ZZHTI. Në qershor është regjistruar numër I rritur I vendeve të punës prej mbi 7,12 për qind në krahasim me muajin e njejtë të vitit 2020. Vetëm në raport me muajin e kaluar maj ka rritje prej 1,36 për qind përkatësisht janë hapur pothuajse 200 vende të reja të punës.

Siç qëndron në analizën e ZZHTI-së, pritet që trendi I këtillë të vazhdojë edhe në muajt në vijim duke pasur parasysh negociatat intensive për investime të reja nga kompani ekzistuese dhe të reja vendore dhe të huaja. Kohë më parë u prezantua investimi I ri I kompanisë kanadeze Magna e cila nga fillimisht 15 milionë eurot e paralajmëruar, tani është rritur në përafërsisht 40 milionë euro, me mbi 1.,200 vende të reja të punës.

“Kjo është dëshmi se qasja e re, e mençur në punën e ZZHTI jep rezultate konkrete. Krijojmë koncept të ri zhvillimor të ekonomisë vendore që bazohet në investime cilësore të cilat sjellin fitim edhe për kompanitë, edhe për shtetin, por edhe qytetarët”, thotë në deklaratën me shkrim Jovan Despotovski, drejtor I ZZHTI-së.

Related posts

Dimitrov-Della: Shkupi duhet t’i fillojë bisedimet me BE-në, pa pengesa për shkak të çështjeve dypalëshe

Z H

Stevanoviq: Unë jam për masa të rrepta për personat e pavaksinuar

D V

Analisti malazez: Pse Abazoviqi u bë kaq proserb pas takimit me Grubin?

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com