Zhurnal analizon programin garues të VLEN, preken çështjet jetike për qytetarët!

nga Redaksia

Shkup, 2 maj – Ajo për të cilën kanë nevojë qytetarët më së shumti sigurisht është një jetë dinjitoze e qetë e sigurt dhe pa probleme. E kjo nuk mundësohet me politikbërës që mendojnë për veten dhe familjet e tyre, që buxhetin publik e kanë “kuletë të babës” kujt t’i kujtohet e kujt t’i duhen të marr sa të ketë nevojë. Për të ardhur deri te kthimi i shpresës për qytetarët është e nevojshme të ketë një program të qartë të kapshëm dhe të realizueshëm për qytetarët. Deri në këto ditë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare nuk ka pasur ofertë më të qartë e të pranueshme për qytetarët sesa ajo e koalicionit opozitar VLEN. Prandaj, ne do të analizojmë pikat e programit në mënyrë të detajuar, shkruan Zhurnal.

Kushtetuta, barazia kombëtare dhe Marrëveshja e Ohrit, decentralizimi –

Një fillim mbresëlënës i programit të koalicionit VLEN, duke filluar me aktin më të lartë të rendit në vend Kushtetutën, për të vazhduar tutje me plagën e qytetarëve shqiptarë për barazi kombëtare. Dhe, pika tre e programit është Decentralizimi një temë që pak janë të informuar qytetarët por që është e rëndësisë së veçantë.

“Decentralizimi është domosdoshmëri. Ai i hap rrugën modernizimit, zhvillimit dhe bashkëjetesës paqësore. Decentralizimi është vlerë evropiane, e njëkohësisht ishte një nga shtyllat kryesore te Marrëveshjes Kornize se Ohrit. Për të njëjtat arsye, zbatimi ka qenë i mangët dhe Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë ndër shtetet më të centralizuara në kontinent. Dallimi zhvillimor dhe ekonomik mes regjioneve të privilegjuara nga qeveritë e kaluara dhe regjioneve me shumicë shqiptare është rritur shumë, sidomos si pasojë e mungesës të decentralizimit fiskal. VLEN do të çojë përpara praktiken evropiane të decentralizimit komunal: më shumë buxhet dhe më shumë fuqi vendimmarrëse për komunat tona – më shumë zhvillim dhe më shumë barazi për qytetarët tanë. Modelet tona mund te jene shtete të zhvilluara si Gjermania dhe Belgjika. Komuna, me qeverisjen e VLEN do të jetë niveli kryesor shtetëror, sa i përket investimeve, administratës, rendit civil dhe shërbimeve publike”, thuhet në pikën tre të programit të VLEN.

Por, çfarë në të vërtetë paraqet decentralizimi dhe sa është i nevojshëm të ndodhë ky proces?

Nga Ministria e Financave kanë thënë që Republika e Maqedonisë së Veriut ka zbatuar reforma në vetëqeverisjen lokale për një kohë të gjatë, por kjo ka mbet akoma vetëm çështje deklarative sepse në praktikë këto reforma nuk janë vërejtur. Decentralizimi fiskal është një nga përparësitë të cilat dalin nga Partneriteti aderues së Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe është i lidhur ngushtë me transferet ndërqeveritare, për këtë shkak Qeveria ka vendosur për qasje të kujdesshme dhe në faza në zbatimin e tij.

Parimi kryesor i qasjes në faza është transferimi gradual i kompetencave, sipas rritjes së kapacitetit të pushteteve lokale për ndërmarrjen e këtyre përgjegjësive me sigurim të transferit të drejtë dhe të duhur të mjeteve. Deri në fund të vitit 2011, të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë kaluar në fazën e dytë të decentralizimit fiskal, përkatësisht i kryejnë aktivitetet e menaxhimit dhe financimit të kompetencave të decentralizuara në kulturë, arsim, mbrojtje sociale dhe mbrojtje të fëmijëve (përveç Komunës së Plasnicës).

Kujtojmë që, decentralizimi fiskal ishte temë në panel diskutimin e organizuar nga instituti për Politika Publike ”Arbën Xhaferi” vitin që lamë pas. Në këtë diskutim u fol për vështirësitë që përballen komunat në këtë drejtim, e sidomos tani në kohën e krizave ekonomike dhe energjetike. Arben Fetai, drejtori ekzekutiv i Institutit, pati thënë se Maqedonia e Veriut në vazhdimësi cilësohet si njëra ndër vendet më të centralizuara në Evropë, në të njëjtën vijë me Moldavinë. Sipas tij, kjo dëshmohet sipas dy indikatorëve, raporti i të ardhurave komunale dhe të ardhurave publike dhe raporti mes të ardhurave komunale dhe bruto prodhimit vendor.

Në këtë debat të gjithë kryetarët e Komunave dhe organizatorët njëzëri ranë dakord, që problem tjetër shqetësues për sa i përket qeverisjes Lokale është edhe centralizimi i tepruar që ndikon pastaj në mënyrë negative dhe selektive në Komunat me të cilat qeverisin përfaqësues të partive politike opozitare. Sipas tyre pushteti bllokon projekte të shumta në Komunat në të cilat udhëheq opozita, prandaj e shohin edhe si nevojë të patjetërsueshme decentralizimin.

Kjo për arsye që Komunat të kenë më shumë kompetenca dhe përgjegjësi në përmbushjen e obligimeve të tyre, dhe që të kenë një buxhet të mjaftueshëm që të kryejnë projektet e hartuara. Pasi sipas tyre edhe në buxhetin e planifikuar për këtë vit janë të pakënaqur, pasi 60% e buxhetit sipas tyre shkojnë vetëm për paga të të punësuarve. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More