Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

“Zhurnal” feston 11 vjetorin e ekzistimit – Lufta për të vërtetën s’do të ndalet kurrë!

Zhurnal Ads

Shkup, 6 shtator – Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”, krenarë dhe me ballin hapur feston 11 vjetorin e lindjes së saj. “Zhurnal” e freskoi dhe e pasuroi edhe më shumë hapësirën mediale në gjuhën shqipe, duke u ngritur çdo ditë e më shumë dhe duke u bërë media më e besueshme në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm.

“Zhurnal” hapëroi me hapa të sigurtë, gjithmonë duke kërkuar të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, duke veçuar profesionalizmin si rrugën e vetme më të sigurtë drejt suksesit. Interesi i qytetarëve dhe lexuesve është primari për “Zhurnal”, i cili në 11 vite ekzistencë gjithmonë ka dëshmuar se di dhe mundet të sjellë vetëm eksluzive, vetëm informacione të sakta dhe të besueshme.

Rrugëtimi nuk ka qenë i lehtë, por rritja e lexueshmërisë dhe besimit, ka qenë gjithmonë motiv dhe kurajo për të bërë edhe më shumë në interes të lexuesve tanë.

Në 11 vite ekzistencë në tregun medial, Agjencia e lajmeve “Zhurnal” ka trajtuar dhe vazhdon të trajtojë tema nga më të ndryshmet, përfshirë politikën, ekonominë, jetën sociale, kulturore e sportive në trevat shqiptare dhe në botë.

Ndonëse shpesh janë hasur pengesa dhe konkurencë jo e denjë në tregut medial , sërish “Zhurnal” me shumë sfida vazhdon të mbajë primatin si një nga mediat më të lexuara dhe më të besuara në vend.

Etika gazetareske dhe vërtetimi i informacionit vazhdojnë të jenë dy parimet me të cilat “Zhurnal” vepron çdoherë, prandaj këta dy cilësi janë treguesi më i mirë të cilin me lehtësi e dallojnë lexuesit. Gjithmonë kur duhet të mësohen lajmet ekskluzive, targeti i parë i informacionit është “Zhurnal”, i cili nuk bën kompromis përveç se me lexuesin besnik.

Temat që janë të paprekura dhe për të cilat të tjerët nuk kanë guxim t’i trajtojnë, gjithmonë kanë qenë sfidë për “Zhurnal”, i cili në interes të qytetarëve ka bërë të pamundurën për të mësuar gjithmonë se çfarë fshihet pas kuluarëve të politikës dhe oligarkëve.

Politikanët e papërgjegjshëm gjithmonë kanë qenë dhe do të jenë në kritikën e “Zhurnal”, ndërsa do të mbështeten të gjithë ata që vazhdojnë të mbeten në shërbim të qytetarëve.

Prandaj, gjithmonë “Zhurnal” do të jetë palë me qytetarët dhe kundërshtar i çdo dukurie negative në shoqëri, gjithmonë do ta kundërshtojë korrupsionin, vjedhjen dhe manipulimet që bëhen në kurriz të qytetarëve.

Lexuesit janë atë që i japin energjinë “Zhurnalit”, prandaj derisa të jemi në rrugën e drejtë, guximin e gazetarisë nuk e ndalon askush!

E vërteta dhe vetëm e vërteta, do të jenë gjithmonë moto e “Zhurnalit” edhe në njëqind vitet e ardhshme!

Postime të ngjashme

Për 200 vende në Armatë, janë paraqitur 1800 kandidatë

XH,I

Editorial: Mickoski të mos i mbrojë të dënuarit, sepse kthehet në rolin e paraardhësit të tij!

R ZH

Konevski deri te Mickoski: Të ka ardhur koha, pse refuzon të ikësh?

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...