Agjencia Zhurnal.mk

Zhurnal mëson: Ahmeti informon bashkëpartiakët mbi rrjedhën e bisedimeve

Tetovë, 15 gusht, Zhurnal.mk – Kreu i BDI-së Ali Ahmeti sot ka thirrur një takim me të gjithë mandatarët e partisë së tij me të cilët ka diskutuar mbi mbarëvajtjen e bisedimeve të cilat është duke i zhvilluar me LSDM-në, mëson Agjencia e lajmeve Zhurnal.

Ahmeti ka njoftuar deputetët se deri ku ka arritur me bisedimet për formimin e koalicionit të ri qeveritarë me LSDM e Zaevit dhe sipas informacioneve partiake për Zhurnal bëjnë të ditur se propozimi i Zaevit është që qeverisja të jetë në formatin 3+1.

Mirëpo deri më tash BDI dhe Ahmeti nuk i kanë dhënë dritë të gjelbërt dhe dakordësim propozimit të Zaevit ndërsa Ahmeti ka njoftuar bashkëpartiakët e tij se bisedimet do të vazhdojnë dhe ditëve në vazhdim ndërsa brenda disa ditëve pritet që të arrihet marrëveshja finale, kështu mëson Agjencia e lajmeve Zhurnal nga burime brenda BDI-së.

Lajmi i cili po qarkullon në disa media, se gjoja është arritur marrëveshja mes LSDM dhe BDI-së, i njëjti është demantuar nga LSDM-ja.

Në një postim në rrjetet sociale, sekretari gjeneral Nikolovski e demanton një gjë të tillë duke thënë se bisedimet vazhdojnë.

За објавената НЕТОЧНА вест на Канал 5 телевизија со наслов: Договорен премиер по принципот три години Заев, една Зибери…

Posted by Ljupcho Nikolovski on Friday, August 14, 2020

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...