Shkup, 11 janar – Zhurnal.mk – Aleksandar Dashtevski dhe Boban Stojanoski, deputet aktual janë dy propozimet të VMRO-DPMNE-së opozitare për kryetar dhe anëtar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, informon Zhurnal.
Nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë propozuar Krenar Llogën, derisa nga LSDM-ja për anëtarë janë propozuar Janake Vitanovski, Boris Kondarko si dhe njëri prej Oliver Ristovskit dhe Ljupka Guguçevska. Këto dy të fundit janë në balotazh.
Agjencia e lajmeve Zhurnal jozyrtarisht mëson se kryetar i ri i KSHZ-së do të zgjedhet Aleksandar Dashtevski, i kandiduari i parë në listë.
BDI-së do t’i takojë nënkryetari i KSHZ-së. LSDM-ja do të ketë tre anëtarë, ndërsa VMRO-ja kryetarin dhe një anëtarë.//Zhurnal.mk
