Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Zhurnal mëson / Anketës së Grubit dhe Osmanit e shpalosur në mbledhjen e fundit të kryesisë së BDI-së si në kohën e Enver Hoxhës, diktatorit! Pakënaqësia vazhdon…

Shkup, 7 mars, Zhurnal.mk – Edhe pas mbledhjes së kryesisë të BDI-së disa javë më parë ku edhe vet lideri i partisë doli në konferencë para mediave duke thënë se të gjitha gjërat u sqaruan aty pas fjalëve të shumta dhe komenteve të ndryshme në opinion për personazhe të caktuara brenda partisë së integristëve, pakënaqësia e grupit të zjarrit siç dëshirojnë të quhen, vazhdon edhe më tej, kështu mëson Agjencia e lajmeve Zhurnal.

Në mbledhjen e fundit të kryesisë së BDI-së në Reçicë të Vogël, Agjencia e lajmeve Zhurnal mëson nga burime pranë partisë se anketa e cila është shpalosur nga vetë ekzekutivi gjoja se anëtarë të BDI-së 98% i besojnë punës së ekzekutivit, pikërisht për këtë anketë është zhvilluar një debat i madh, brenda grupit të zjarrit dhe vetë liderit Ali Ahmeti, duke kërkuar që të shpaloset emri i agjencisë që ka realizuar këtë anketë, madje e njejta është kritikuar me të madhe sikur të jetë bërë në kohën e Enver Hoxhës, që njihej si një diktator.

Nga të njëjtat burime Agjencia e lajmeve Zhurnal poashtu mëson se drejtpërdrejt Ahmetit i është kërkuar që të mbledh kryesinë e përgjithshme e partisë dhe të vihet në votim puna e ekzekutivit, mirëpo lideri Ahmeti për këtë veprim nuk ka dhënë detaje se a do të thërrasë një mbledhje të tillë apo jo, nga që Ahmeti nuk e di se sa në këtë kryesi kanë mendim pozitiv për zëvendëskryeministrin Grubin dhe të tjerët në ekzekutiv dhe se me 61 votë për zhgënjim të punës së ekzekutivit, duhet pikërisht Ahmeti të shkarkojë Artan Gurbin nga funksionet.

Që vazhdon edhe më tej pakënaqësia e madhe brenda BDI-së e ka dëshmuar edhe vet deputeti dhe kordinatori i grupit parlamentar Izet Mexhiti në një intervistë për media ditë më parë duke thënë se Grubi tashmë luan rolin e kreut të partisë. “Realisht ka probleme në BDl, por është mirë që po diskutojmë për dallimet politike, kështu deklaroi sot për “Utrinski Brifing”, deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti. Ai tha se Ali Ahmeti pritet që edhe shumë vite të jetë në krye të integristëve. “Kongresi i rregullt i BDl-së u mbajt vitin e kaluar dhe Ahmeti u zgjodh unanimisht për kryetar. Ai pritet të jetë kreu i partisë për shumë vite të tjera, nuk kemi dilema për këtë”, theksoi Mexhiti.

Që pakënaqësia të jetë edhe më e madhe, gjashtë muaj nga përbërja e qeverisë së re, LSDM-BDI, asnjë konkurs për punësim nga zv.kryeministri i parë shqiptarë Artan Grubi.

Sipas informacioneve të agjencisë së lajmeve Zhurnal, mësohet se premtimet e dhëna për punësime nuk janë duke u realizuar dhe se ka shumë pakënaqësi aty brenda dhe nga kabineti i Grubit, sekretari shtetërorë në MSPMNB Rami Qerimi, çdo ditë zhvillon takime me anëtarë të BDI-së në komunën e Çairit dhe deri më tani nuk është bërë asnjë punësim por vetëm premtime “boshe”. Kjo ka shkaktuar revoltë të madhe brenda strukturës së BDI-së në Çair ku edhe rrezikohet humbja e komunës së Çairit në zgjedhjet lokale që priten të mbahen këtë vit nëse vazhdohet me këtë tempo.

Zhurnal gjithashtu mëson se në thirrjen e fundit disa ditë më parë nga Grubi takim me kryetar të degëve të bdi-së, sërish nuk kanë marrë pjesë kryetari i BDI-së dega Cair, Izet Mexhiti dhe ai i Sarajit, Isni Jakupi si dhe disa të tjerë.., shkruan Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Qeveria kërkon shtyrjen e gjendjes së krizës deri më 31 dhjetor 2021

N E

Trajanov propozon krijimin e një Agjencie kundër Krimit

N E

Analizë / “Islami dhe ndikimi i tij në civilizim”

R Zh

Qeveria miratoi ndryshimet me të cilat rregullohen çmimet për mjekim të Kovid-19

N E

Qeveria i miratoi ndryshimet me të cilat di të rregullohen çmimet për mjekim të kovid-19

R Zh

Nga përplasjen e një kamioni me një automobili ka humburjetën një person, ndërsa tre të tjerë janë lënduar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...