Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Zhurnal mëson: Dy ministra shkojnë në shpi !?

Shkup, 21 shkurt, Zhurnal.mk – Sipas rekomandimeve nga Bashkimi Europian përfshirë këtu edhe reformat në administratën publike, shkurtimin e vendeve të punës, të shpenzimeve të mëdha për këtë qëllim por edhe për një efikasitet më të madh në punën e administratorëve në shërbim të qytetarëve, kryeministri Zaev është i detyruar që të bëj reforma urgjente në këtë drejtim përfshirë këtu shfuqizimin dhe bashkimin e disa dikastereve ku sipas informacioneve të fundit kabineti qeveritarë do të ulet në 13 ministri, shkruan Zhurnal.mk.

Siç mëson Agjencia e Lajmeve Zhurnal nga burime pranë qeverisë, bisedimet po zhvillohen që Sekretariati për çështje europiane pritet që të bashkohet me Ministrinë e punëve të jashtme, ashtu siç kanë vepruar shumë vende kandidate me qëllim që fillimi i negociatave të jetë më i lehtë për vendin.

Gjithashtu sipas të njejtave burime pritet që të bashkohen Ministria për transport dhe lidhje dhe ajo e Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor në një dikaster pasiqë parë nga afër fuqizimi apo bashkimi i më shumë ministrive shkon në atë që të bëhen punë më të mëdha.

Ndërkohë që edhe Ministria për shoqëri informatike dhe administratë gjithashtu brenda një kohe të shkurtë nuk do të ekzistojë deri në realizimin e qëllimeve dhe objektivave të saj, ajo do të shfuqizohet dhe do të bashkohet me shumë gjasa me Ministrinë e punëve të brendëshme.

Në kuadër të këtyre reformave në nivel të ministrive, qeveria pritet që të zvogëlojë dhe shkurtojë edhe numrin e drejtorive gjenerale, komisioneve, agjencioneve dhe ndërmarjeve publike duke i bashkuar ato e një pjesë të madhe edhe duke i shfuqizuar pasiqë një pjesë e madhe janë ngarkesë për buxhetin e vendit e në anën tjetër bëjnë thuajse të njejtin rol apo punë.

Si do të dukej një kabinet qeveritare me 14 ministri:

Ministria e punëve të brendëshme dhe administratë
Ministria e punëve të jashtme dhe eurointegrime
Ministria e mbrojtjes
Ministria e financave
Ministria e ekonomisë
Ministria e drejtësisë
Ministria e shëndetësisë
Ministria e arsimit dhe shkencës
Ministria e punës dhe politikës sociale
Ministria e kulturës, rinisë dhe sporteve
Ministria e transportit, lidhjeve, mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor
Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe menaxhimit të ujërave
Ministria e sistemit politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve
Ministria e vetqeverisjes lokale

Postime të ngjashme

Qeveria e miratoi Protokollin shëndetësor për zbatimin e regjistrimit

T E

Analistët për Zhurnal: Problemi me bullgarët do të jetë më shumë serioz se ai grek

Z H

Qeveria miraton Propozim ligjin për shpallje të malit Sharr si Park Kombëtar

T E

Georgievski: Nëse i falëm serbët, pse mos falim dhe bullgarët

T E

Delegacioni kuvendor mori pjesë në onlajn takimet e shkurtit të AP-së së NATO-s

R Zh

Mariçiq: Fillimi i negociatave kyçe në definimin e ritmit të reformave

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...