Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Zhurnal mëson: Fatime Fetai dhe Naser Raufi, do të kandidojnë për Avokat i popullit

Zhurnal Ads

Shkup, 11 shtator, Zhurnal.mk – Pas përfundimit të procedurave për formimin e komisioneve parlamentare, pritet të nisin procedurat për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, mandati i të cilit skadon në fund të dhjetorit.

Sipas ligjit konkursi duhet të hapet 3 muaj para se t’i skadon afati, që do të thotë se konkursi për Avokat të Popullit pritet të hapet në fund të këti muaji.

Sipas burimeve të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal mësohet se në këtë konkurs pritet të aplikojë ish prokurorja speciale, Fatime Fetai por edhe avokati i njohur shqiptarë Naser Raufi. Që të dy kanë biografi të pasur që do të mundeshin ta kryenin funksionin e Avokatit të Popullit.

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk konfirmon zërat nëse do të insistojë që në këtë detyrë të vjen kandidati i tyre për kryeministër Naser Ziberi. Ndërsa ky i fundit ditë më parë në një prononcim të shkurtër për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal ka theksuar se deri më tani nuk i ka ardhur asnjë ofertë zyrtare nga asnjë subjekt për postin Avokat Populli.

Ndryshe, Ligji për Avokatin e Popullit në mënyrë të prerë thekson se Avokati i Popullit është organ i pavarur që i mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve kur ato shkelen nga institucionet. Avokat i Popullit mund të zgjedhet personi i cili plotëson kushtet për punë në administratë shtetërore, është jurist i diplomuar me mbi 9 vjet përvojë pune juridike dhe me aktivitet të dëshmuar në mbrojtjen e të drejtave të qytetarit.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Vendet e BE-së do ta ndihmojnë Ballkanin Perëndimor me vaksina kundër Covid 19

T E

Seancë e re për rastin “Fortesa-Target”

Z H

Sërgjan Kerim akuzohet për mosdisiplinë financiare, gjykimi fillon në Dhjetor

T E

VMRO-DPMNE: Çfarë oferte për marrëveshje të re i ka ofruar Zaevi këto ditë Sofjes?

E.E.

“8 Shtatori” përsëri Covid-qendër, spitalet po mbushen

T E

Gjorgiev: Memorandumi bullgar nuk ndihmon në arritjen e suksesit të komisionit të përbashkët

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...