Zhurnal mëson/Kapen disa persona me rreth 60kg marihuanë, mes tyre dhe baxhanaku i ministrit Bekteshi?

Shkup, 22 korrik – Sektori i Kriminalistikës pranë Ministrisë̈ së Punëve të Brenshme të Maqedonisë, sot gjatë ditës ka kryer një bastisje në disa qytete të Republikës së Maqedonisë, ku mes tyre edhe për rreth fshatrave në qytetin e Strugës.

 

Gjatë bastisjes janë kapur në një shtëpi rreth 60 kg mariuhanë, armatim të kalibrit të ndryshëm, ku dyshohet për një krim të organizuar. Prej të arrestuarve janë shumë persona të tjerë ndërsa njëri mes tyre është dhe baxhanaku i ministrit aktual i Ministrisë së Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Siç mëson jo zyrtarisht Agjencia e Lajmeve “Zhurnal”, nga burimet tona të sigurta, personi në fjalë me iniciale D.D. është baxhanaku i Ministrit Bekteshi, i cili kapet me afër 60 kg lëndë narkotile kanabis. I njejti njëkosisht ishte edhe organizator i grupit kriminal.

Siç mëson Agjencia e Lajmeve “Zhurnal”, droga ishte nisur nga Shqipëria për të kaluar në shtetin e Maqedonisë, ku destinacion e kishin Greqinë. Policia gjatë bastisjes ka gjetur armatim të kalibrit të ndryshëm.

Agjencia e Lajmeve “Zhurnal”, kontaktoi MPB për ta  konfirmuar lajmin, por nga atje thanë që për arsye të hetimit të rastit do të dalin me një konferencë për media me detaje nga aksioni./Zhurnal.mk

Related posts

Një pjesë e Kisela Vodës sot pa ujë

D V

Edhe për 36 komuna janë miratuar projektet për realizimin e punimeve infrastrukturore

Z H

Hasani: Tetova e arriti pikun, nuk duhet të teprohet me masa shtesë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More