Agjencia Zhurnal.mk

Zhurnal mëson: Këto janë kuadrot e BDI-së që do të udhëheqin me disa nga drejtoritë

Shkup, 25 shtator, zhurnal.mk – Partitë politike në qeveri janë duke i ndarë pozicionet në eshalonin e tretë të pushtetit, gjegjësisht pozitat e drejtorive.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se Jeton Akiki nga BDI është propozuar për drejtor në AEK, Lirim Shabani në Malmed, Faton Ahmeti në Fondin për Shëndetësi, Resi Abdurahmani në Pronat e Konfiskuara, ndërsa drejtoria për Rezervat shtetërore do të udhëheqë kuadër i LSDM-së.

Ndër të tjera BDI ka propozuar edhe Amir Shabanin në Entin shtetëror për pronësi industriale, Shiret Elezin në Policinë Financiare, dhe Naser Demirin në Inspektoratin e Punës.

Për Kompaninë MEPSO ende nuk ka asnjë vendim sepse janë në shqyrtim dy kandidatë që pritet të marrin timonin për të udhëhequr këtë kompani. Por sipas informacioneve të Agjencisë Zhurnal me shumë mundësi MEPSO-n do të udhëheqë kuadër nga Kumanova.

Ndërkaq sot zv/kryeministri për luftën kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski paralajmëroi se do të shpallet konkurs për drejtorët e institucioneve që do të emërohen nga Qeveria dhe për anëtarët e bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse, ndërsa ata do të duhet të paraqesin letër motivuese dhe program pune për të qenë në gjendje që në fund të mandatit tyre të vlerësohen për atë që është bërë. Sipas tij në këtë mënyrë do të zgjidhet staf profesional i vërtetë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...