Agjencia Zhurnal.mk

Zhurnal mëson: Memedi i hidhërohet BDI-së sepse nuk kanë tentuar të bindin kryeministrin që mos të ia marrin Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale

Shkup, 27 qershor, zhurnal.mk – Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se kreu i RDK-së, Vesel Memedi i është hidhëruar tej mase partisë më të madhe në pushtet BDI-së me rastin e dëbimit të tij nga Qeveria nga ana e kryeministrit Zaev.

Siç mëson Zhurnal, Memedi ka kërkuar më shumë ndihmë nga BDI që të lobon te kryeministri që mos ti merret Ministria e Pushtetit Lokal dhe RDK-së ti mbetet ky post.

Por sipas burimeve pranë RDK-së, BDI nuk ka tentuar aq shumë të bind kryeministrin që RDK-në ta mbajë në Qeveri.

Kjo dëshmohet edhe me deklaratën e sotme të deputetit të BDI-së, Artan Grubi ku tha se edhe pa Vesel Memedin, ata kanë shumicën e duhur.

“Edhe pa Vesel Memedin kemi shumicën”, është përgjigjur Grubi në pyetjen se si do të ndikojë dorëheqja kundrejt shumicës parlamentare, mirëpo shtoi se tërheqja e vendimit për dorëheqje do të ishte në të mirë të RDK-së

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...