Zhurnal mëson/ Ministre e Drejtësisë – Vesna Bendevska nga Znam

nga Xh M

Shkup, 28 maj – Deputetja dhe bartësja e listës zgjedhore nga partia ZNAM, Vesna Bendevska, do të jetë propozim për ministre të re të Drejtësisë, mëson Zhurnal.

Në negociatat, partia e Maksim Dimitrievskit pati mundësinë të udhëheqë dy ministri (të Drejtësisë dhe atë për Administratë).

Në zgjedhje, Bendevska ishte bartëse e ZNAM në njësinë zgjedhore 5 dhe mori vota të mjaftueshme për t’u bërë edhe një herë deputete.

Ish-deputetja e LSDM-së deri para pak kohësh ishte kryetare e Komisionit për Parandalim dhe Luftim të Diskriminimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More