Agjencia Zhurnal.mk

Zhurnal mëson / Sela nesër takon Afrim Gashin

Shkup, 13 nëntor, Zhurnal.mk – Agjencia e Lajmeve Zhurnal, jozyrtarisht mëson se kreu i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela nesër pritet që të ketë një takim kokë në kokë me kreun e Alternativës, Afrim Gashi.

Në këtë takim krahas situatës politike në vend, mësohet se do të diskutohet seriozisht një bashkëpunim mes këtyre dy partive para fillimit të fushatës për zgjedhjet e parakohshme të cilat edhe pse nuk janë shpallur por si datë e dakorduar tashmë e kanë 12 prillin e vitit të ardhshëm.

Të dy kryetarët e partive duket se kanë dakorduar një takim për ditën e nesërme për të diskutuar edhe qëndrimet e të dy partive dhe për të parë nga afër nëse programet e tyre mund të përafrohen për ndonjë bashkëpunim të mundëshëm në të ardhmen.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...