Agjencia Zhurnal.mk

Zhurnal mëson: VMRO-DPMNE do të tërheqë propozimin që Kovaçki të jetë në krye të MPB-së

Shkup, 2 janar, zhurnal.mk – Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se sot partia opozitare VMRO-DPMNE do të tërheqë propozimin që Dragan Kovaçki të jetë Ministër i MPB në Qeverinë teknike, dhe në vend të tij do të propozojnë emër tjetër.

Nëse tejkalohen dallimet rreth propozimit të ri të VMRO-DPMNE-së për ministër teknik të Punëve të Brendshme dhe nëse realizohen të gjitha procedurat, do të formohet Qeveria teknike e cila e ka për obligim ta udhëheqë shtetin deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit.

Përndryshe, propozimi për kolonelin Kovaçki shkaktoi shumë debat në opinion ku ekspertët juridik dhe partia në pushtet LSDM e cilëson si propozim antikushtetues sepse person ushtarak nuk guxon të jetë në krye të MPB-së.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...