Agjencia Zhurnal.mk

Zhurnal mëson: Zaev do të shpërblen grupin e pavarur të VMRO-DPMNE-së, iu ofron disa drejtori!

Shkup, 27 qershor, zhurnal.mk – Gjatë rikonstruimit të Qeverisë, përvec ministrave do të ketë edhe rikonstruim në eshalonin e dytë, gjegjësisht në disa drejtori.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se Kryeministri Zaev iu ka ofruar disa drejtori, grupit të pavarur të deputetëve që dolën nga VMRO-DPMNE. Me këtë kryeministri në një mënyrë dëshiron ta shpërblen këtë grup për faktin se votuan edhe për ndryshimet kushtetuese, në momentin që kryeministrit iu deshën 80 deputet në Kuvend.

Kryeministri me këtë sado pak dëshiron ta përforcojë edhe shumicën parlamentare, duke pasur parasysh se ai e largoi partinë shqiptare nga Qeveria, duke ia marrë Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe me këta 8 deputet në të ardhmen nuk do të kishte problem për votimin e disa ligjeve.

Zaev përveç ndryshimit të 8 ministrave, ka paralajmëruar edhe ndryshimin e 20 drejtorëve të eshalonit të dytë, ndërsa disa prej tyre do ti takojnë grupit të deputetëve të pavarur që dolën nga VMRO-DPMNE.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...