Agjencia Zhurnal.mk

Zhurnal mëson: Zaevi në negociata me ASHA-në, për qeveri të zgjeruar

Shkup, 6 gusht, Zhurnal.mk – Sot është dita e tretë e afatit për të formuar shumicën parlamentare dhe formimin e Qeverisë së re në Maqedoni.

Që të dyja partitë maqedonase, LSDM dhe VMRO-DPMNE janë në gara se cila do të formojë shumicën dhe qeverinë.

LSDM madje pohon se kanë siguruar shumicën parlamentare por duke mos saktësuar se me kë dhe me çfarë kushte.

Sipas burimeve të Agjencinë e lajmeve Zhurnal, jozyrtarisht mësohet se lideri i LSDM-së Zoran Zaev mbanë qëndrimin, që nëse BDI-ja, do të këmbëngul postin e kryeministrit, mund të del në opozitë, duke iu dhënë përparësi partive shqiptare nga opozita, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, duke mos harruar këtu PDSH-në e cila tani më ka konfirmuar ftesën për koalicionim.

Si duket Zoran Zaev nuk dëshiron të rrezikojë postin e kryeministrit dhe do u jepte përparësi koalicionit “Tash është koha”, meqenëse ky koalicion nuk ka kushte të veçanta, përpos harmonizim të programeve politike.

Siç mëson Zhurnal, dje Zaev ka patur bisedime me ASH-AAA, duke ju bërë ftesë për Qeveri të zgjeruar, por partitë shqiptare nuk nguten. Ata kërkojnë nga Zaev që së pari të tregon çfarë marrëveshje ka bërë me BDI-në, e pastaj do të analizojnë nëse do të bëhen pjesë e pushtetit, bënë të ditur burimi pran ASHA-së.

Ndonëse nuk mbushet numri i nevojshëm për shumicë parlamentare, së fundmi po flitet që LSDM-së do i bashkangjiten dhe disa deputetë të VMRO-DPMNE-së.

Nga BDI deri tani ende nuk kanë hequr dorë për kryeministrin e parë shqiptar dhe vazhdojnë për të ëndërruar. Dyshimi i vetëm tek integristët është nëse do të jetë Ziberi kryeministër, apo do të dakordohen për ndonjë emër tjetër të përbashkët.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...