Agjencia Zhurnal.mk

Zhurnal mëson: Ziadin Sela vs Talat Xhaferi bartës liste në Zonën nr.5, ndërsa Ahmeti dhe Taravari nr.6 !

Shkup, 26 janar, Zhurnal.mk – Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet që të jenë një ‘betejë’ e ashpër pikërisht në bllokun politik shqiptarë pasiqë partitë do të mundohen që me gjithë potencialin e tyre kadrovik të përfitojnë qoftë edhe një votë më shumë se kundërshtari politik, derisa në anën tjetër qytetarët e lodhur e një pjesë e tyre që kanë braktisur vendin për një jetë më të mirë në diasporë duket se nuk presin ndonjë ndryshim të madh në skenën politik edhe në mandatin e ardhëshem, shkruan Zhurnal.mk

Megjithatë, tashmë kanë nisur edhe kalkulimet e para nëpër taboret partiake se kush me kë do të garojë në VII-të njësi zgjedhore sa numëron Republika e Maqedonisë së Veriut, edhe pse blloku politik shqiptarë garon në VI-të prej tyre përjashtuar një zonë zgjedhore ku asnjë parti politike nuk nxjerr kandidat për deputet.

Zona zgjedhore numër V-të do të jetë një tjetër betejë në vete pasiqë në këtë zonë Aleanca për shqiptarët si bartës liste pritet që të garojë me liderin e saj Ziadin Sela, mëson kështu Agjencia e lajmeve Zhurnal nga burimet partiake ndërkohë që Bashkimi Demokratik për Integrim në këtë zonë pritet që të garojë me kryeparlamentarin Talat Xhaferi si bartës liste.

Zona zgjedhore numër VI-të gjithashtu do të jetë një betejë politike pasiqë në këtë zonë Bashkimi Demokratik për Integrim që nga fillimi i garave zgjedhore si bartës liste ka nxjerrë liderin e saj Ali Ahmeti, ndërkohë që Agjencia e lajmeve Zhurnal mëson se në këtë zonë Aleanca për shqiptarët do të garojë me kryetarin e komunës së Gostivarit, Arben Taravari si një personalitet që gëzon rejting të lartë tek qytetarët për t’u përballur kështu kundrejt Ahmetit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...