Zhurnal në terren, sa po bojkotohen marktetet?

nga I.A

Shkup, 31 janar – Agjencia e Lajmeve Zhurnal ka dalë në terren për të parë nëse paralajmërimi për bojkot të marketeve për tërë ditën e sotme po përkrahet ose jo. Nga ajo që është parë në qytetin e Kumanovës, fatkeqësisht bojkoti nuk është përkrahur sa duhet edhe pse bëhet fjalë vetëm për orët e para të mëngjesit në disa pika të marketeve ka pasur mjaftueshëm klientë sa për të konstatuar se nuk vërehet kurrfarë bojkoti. Kjo nuk është fare situatë e mirë për faktin që qytetarët vazhdimisht ankohen ndërkaq kur vjen momenti ta kundërshtojnë një gjë konkrete me veprim hezitojnë, shkruan Zhurnal.

Fatkeqësisht masa e bojkotit në markete dobët po zbatohet –

Qytetarët e vendit tonë kishin vendosur dhe lajmëruar përmes rrjeteve sociale që në mënyrë kolektive të aplikohet ditën e premte, sot, bojkot masiv të marketeve. Kjo krejt për t’ia dhënë mësimin e duhur pronarëve që po vazhdojnë të pasurohen në kurriz të popullit. Kjo mbase si masë preventive është dashtë të merret shumë më herët.

Pasi nuk është normale edhe duke e parë standardin e të hyrat e qytetarëve çmimet të jenë në piedestal. Megjithatë, kuptohet rritja e çmimeve edhe në nivel të krizave por e natyrshme është që fitimi të jetë më i kufizuar. Jo të bëhet gjithçka që fitimi mos të reduktohet.

Pra, është edhe absurde çmimet rriten, shpenzimet shtohen, pagat ngecin, ndërkaq fitimi të mbetet i njëjtë. Zhurnal vizitoi disa pika të marketeve në qytetin e Kumanovës, ku duke intervistuar të punësuarit dhe duke parë pamjet nuk vërehej ndonjë bojkot.

“Po sot është ditë e zakonshme pune, që nga mëngjesi deri tani ka pasur punë pothuajse si çdo ditë tjetër. Po, kemi dëgjuar për bojkotin por nuk është se është duke u aplikuar të paktën mund të flas për në marketin që punoj unë”, tha një e punësuar për Zhurnal.

Në anën tjetër të qytetit në marketin ku kryesisht klient janë qytetarët maqedonas e njëjta gjë po ndodhte. Agjencia jonë ndali një blerës për ta pyetur nëse ka dëgjuar për bojkotin, por përgjigja e tij ishte se nuk ka kulturë bojkoti jemi mësuar të ankohemi pa ndërmarrë masa.

“Po, jam i njoftuar për bojkotin. Por çfarë ky është marketi që kam më afër dhe dola për të blerë bukë, nuk mund të rrimë pa ngrënë”, tha qytetari tjetër për Zhurnal.

Mungesa e bojkotit do të jetë shenjë që pronarët e marketeve të vazhdojnë me avazin e njëjtë mos më keq –

Meqë ky test nuk rezultoi suksesshëm sepse edhe ashtu pritej. Duke u bazuar në përvoja të kaluara të hidhura, kur të gjithë ankoheshin për çmimet e larta të faturave elektrike kur organizohej protestë askush nuk merrte pjesë. Pra, në të shumtën e rasteve të gjitha protestat dështonin. Ky dështim pastaj faturohej në faturat mujore.

E njëjta po ndodhë edhe me çmimet e produkteve në markete që janë tejet të larta. E për këtë të gjithë qytetarët ankohen por që nuk kanë vullnet të marrin veprime që ankesat e tyre të dëgjohen. Sikurse sot që bojkoti në pjesën e parë të ditës mund të konsiderohet i dështuar.

Tani, nuk mbetet gjë tjetër pos të shpresohet në institucionet e vendit, Ministria e Ekonomisë e Inspektorati i Tregut që të ndërmarrin masa të ashpra, kundër fryerjes së pakontrollueshme të çmimeve të produkteve ushqimore. Sepse, duhet të kihet parasysh statusi i qytetarëve që pjesa dërrmuese jetojnë me një pagë minimale dhe assesi nuk mund t’ia dalin me shpenzimet mujore.

Përndryshe, bojkot masiv i dyqaneve u zhvillua në Kroaci më 24 janar dhe platforma kroate për mbrojtjen e konsumatorëve “Alo, Inspektor” po bën thirrje për një bojkot të ri për të premten. Shitjet në dyqanet kroate janë përgjysmuar dhe janë shfaqur incizime që tregojnë se të gjitha produktet në supermarketet janë vënë menjëherë në aksion dhe i kanë zbritur deri në 50%. Thirrjet për bojkot këtë të premte (31 janar) janë përhapur edhe në rrjetet sociale në Bosnje dhe Hercegovinë ndërsa edhe qytetarët e Malit të Zi tashmë po mobilizohen. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More