Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM TOP LAJM - KS

“Zhurnal” shkroi para dy viteve, Parlamenti Europian debaton për ndikimin e hungarezëve dhe Gruevskit në mediat në Maqedoninë e Veriut dhe në Slloveni

Zhurnal Ads

Shkruan Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 25 nëntor – Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk” në mënyrë ekskluzive dy vite më parë iu kishte sjellë hulumtimin në të cilën vërtetohej se si hungarezët nëpërmjet blerjes së aksioneve të medieve në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkan kishin tentuar të mbështesin partnerët e tyre politik, e nj prej tyre ishte edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili u arratis pikërisht në Hungari, atje ku ndjehej më i sigurtë tek miku i tij, Viktor Orban.

Hulumtimi i bërë nga organizata OCCRP (Organized Crime and Corruption Reporting Project) të cilin për herë të parë e kishte përcjellë “Zhurnal.mk”, kishte nxjerrë në dritë se si mediat kanë rënë në ndikim të politikës dhe rrjeteve të ndryshme që funksionojnë me para të ndryshme.

Parlamenti Evropian diskuton për paratë hungareze në media

Gjatë ditës së djeshme edhe në Parlamentin Evropian është mbajtur debat për financimin hungarez të mediave në Maqedoninë e Veriut dhe Slloveni, në të cilin nga eurokomesarja e Drejtësisë janë kërkuar masa të qarta për parandalimin e këtij hapi të autoriteteve hungareze.

Me kërkesë të disa eurodeputetëve, pas storjeve hulumtuese të gazetarëve slloven për financime të “paqarta” të mediave nga ana e qarqeve të afërta me kryeministrin hungarez Viktor Orban, nënkryetarja e Komisionit Evropian përgjegjëse për drejtësinë Vera Jourova, ishte e pranishme në debatin në këtë temë dhe u përgjigj në pyetjet e deputetëve.

Eurodeputetja holandeze Kati Piri, theksoi se Orbani në Maqedoninë e Veriut dhe Slloveni financon organizata mediatike “pro Gruevskit dhe pro Janshës”.

“Përpjekjet propaganduese skandaloze të Orbanit në Maqedoninë e Veriut dhe Slloveni janë vetëm pjesa e dukshme e akullnajës, Orbani ka një qëllim – ndërsa kjo është që të varrosë BE-në për përfitimin e tij personal, ai tentoi ta përmbysë kryeministrin e Maqedonisë Zaev dhe i dha azil Nikolla Gruevski, ai mundohet ta pengojë integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Pyes kur Partia Popullore Evropiane do t’i japë fund kësaj historie të dashurisë me gjemba me Orbanin? Orbani deri tani nuk arriti sukses, por ai nuk do të ndalet derisa BE-ja nuk ndërmerrni diçka”, tha Piri dhe kërkoi që urgjentisht t’i jepet fund përzierjes së një vendi anëtar të BE-së në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Deputetet nga Sllovenia, Tanja Fajon dhe Irena Joveva, në linjë të njëjtë me kolegen e tyre holandeze porositi se pushteti në Budapest dhe qarqet e afërta me Orbanin kanë për qëllim që të përzihen në gazetarinë e lirë në Slloveni dhe Maqedoninë e Veriut me motive politike.

“Kompanitë hungareze kanë zbatuar së paku një operacion të vlefshëm katër milionë euro për financimin e mediave në Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që t’i ndihmohet Gruevskit, nëse kjo është e vërtetë, kjo është një përzierje e turpshme në proceset demokratike”, tha Fajon, deputete dhe ish gazetare.

Irena Joveva, deputete sllovene nga radhët e liberalëve e cila është me prejardhje maqedonase, përkujtoi se vetë raportet e BE-së tregojnë përkeqësim të situatave në mediat në mbarë Evropën.

“Kjo reflektohet qartë përmes përzierjes hungareze në mediat në Slloveni dhe Maqedoninë e Veriut. Qeveria sllovene, pa mbështetje nga opinioni, tenton ta transformojë Slloveninë në shoqëri joliberale, i cenon mediat dhe formon struktura paralele të financuara nga Orbani në mënyrë që t’i varrosë vlerat themelore të BE-së”, tha Joveva dhe kërkoi nga Komisioni Evropian që të ndërmerr masa vendimtare për shkak se kjo bëhet problem për gjithë Bashkimin Evropian.

Ajo përkujtoi se gazetarët dhe mediat janë në pozitë veçanërisht të rëndë për shkak të pandemisë nga Kovid-19, për shkak të cilës arsye bëhen gjah edhe më i lehtë për presione politike dhe ekonomike.

Deputetët e së djathtës dhe së djathtës ekstreme nga Sllovenia, Hungaria dhe Franca para së gjithash, shprehën pakënaqësi që mbahet ky debat në Parlamentin Evropian, duke e quajtur “cirk i palaçove“.

Nga deputetët e partisë së kryeministrit slloven Janez Jansha është theksuar se „90 për qind“ e mediave në Slloveni „janë majtiste“ dhe se nevojitet vendosje e baraspeshës në peizazhin mediatik.

Çfarë pat shkruar “Zhurnal.mk” për këtë rast!

Më 15 nëntor 2018, Agjencia e lajmeve “Zhurnal” në mënyrë eklsuzive kishte sjell hulumtimin e bërë nga Organized Crime and Corruption Reporting Project – OCCRP, i cili në mënyrë të detajuar tregon se si hungarezët nëpërmjet blerjes së aksioneve të mediave në Maqedoni dhe në Ballkan kanë tentuar të mbështesin partnerët e tyre politik.

Hungarezë që kanë lidhje me mediat pro-qeveritare të vendit të tyre kanë hyrë në një masë të madhe në vendet tjera duke blerë kështu edhe një pjesë të mediave në Maqedoni. Blerësit e këtyre mediave janë kompanitë e mediave besnike të krahut të djathtë të kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Dokumentet e kompanive të regjistruara të cilat janë siguruar nga Organizata për luftimin e krimit të organizuar si dhe raportimin e projekteve të korrupsionit (Organized Crime and Corruption Reporting Project – OCCRP) dhe partnerët tjerë, tregojnë se, që nga pranvera e viti 2017, dy ish-drejtuesit e lartë të rrjetit televiziv publik hungarez Magyar Televizio (MTV) kanë regjistruar kompani në Maqedoni të cilat pastaj kanë bërë investimet në mediat e Maqedonisë, transmeton “Zhurnal”

Kompanitë fituan aksionet në firmat që zotërojnë më shumë aktivitete.Qëllimi i saktë i këtyre blerjeve është i paqartë. Këto komapni maqedonase kanë një histori të gjatë të mbështetjes për ish-Partinë konservatore VMRO-DPMNE, si projekte të favorizuara nga e djathta populiste – përfshirë partinë “Fidesz” të Hungarisë e kryesuar nga kryeministri Viktor Orban.

Ata gjithashtu kanë një histori për hapjen e lajmeve provokative dhe nganjëherë lajmeve të fabrikuara që synojnë grupet e opozitës dhe të shoqërisë civile.

Këto nuk janë lëvizjet e para të kompanive pro-Orban në Ballkan. Marsin e kaluar, tre firma hungareze të medias – njëra prej të cilave tashmë është përfshirë gjithashtu në blerjet e Maqedonisë – bleu 45 për qind në “NOVA24TV.si”, një rrjet slloven që shërben si zëdhënës për Partinë konservatore të sllovenisë “Partinë Demokratike Sllovene”. Kompanitë hungareze deri më tani kanë rritur aksionet e tyre në gati 88 për qind.

Në një përpjekje të ngjashme Hunagria e ka bërë në Rumani, ku qeveria hungareze ka kanalizuar paratë në drejtim të mediave që synojnë pakicat hungareze në Rumani, shumë prej të cilëve kanë shtetësi të dyfishtë.

Blerjet në Maqedoni zgjerojnë këtë qasje të Hungarisë, duke i dhënë rrjetit pro-Orban një pikëmbështetje në një vend larg kufijve të Hungarisë.

Blerjet maqedonase u kryen nga dy drejtues të mediave hungareze Peter Schatz dhe Agnes Adamik.

Megjithëse ata ndërtuan struktura të veçanta biznesi në vend, ka dëshmi se blerjet ishin një përpjekje e përbashkët.
Sipas një zyrtari të lartë të inteligjencës maqedonase, Schatz dhe Adamik udhëtuan së bashku në Shkup, në disa raste në vitin 2017 dhe në vitin 2018. Dhe në bazë të dokumenteve të korporatave, ata kanë përdorur të njëjtën zyrë avokature për tëthemeluar kompanitë e tyre.

Schatz, një ish-drejtues i zhvillimit të biznesit në MTV, transmetuesi publik i Hungarisë, është një bashkë-pronar dhe drejtor i “RIPOST”, një tabloid ditor i pro-“Fidesz”, e që njëherësh ishtë një nga tre kompanitë pro-Orban për të blerë “NOVA24TV” të Sllovenisë . Vitin e kaluar, “Ripost” bleu edhe shumicën e aksioneve në gazetën e dy degëve të Partisë Demokratike të Sllovenisë, revistën politike “Demokracija” dhe tabloidin “Škandal24”.

Të dhënat për Maqedoninëë tregojnë se Schatz krijoi një kompani të quajtur “Target Media” në prill të vitit 2017 me qëllimin e deklaruar të “shërbime konsultative”.

Dy muaj më vonë, kompania fitoi 90 për qind të aksioneve në “CHS Invest Group”, një kompani maqedonase që kontrollon “Alfa TV”, një stacion televiziv i një linje të ngushtë të ish-qeverisë konservatore të drejtuar nga VMRO-DPMNE.

Personi i dytë hungarez, Adamik, gjithashtu vjen nga transmetuesi publik i Hungarisë, ku ka punuar në role të nivelit më të lartë drejtues për gati tre dekada, duke përfshirë drejtimin e operacioneve dixhitale. Ajo u largua nga organizata në vitin 2012.

Të dhënat e biznesit maqedonas tregojnë se ajo krijoi kompaninë e vet lokale, të quajtur “Adinamic Media”, shtatorin e kaluar. Duke filluar nga ky prill, firma bleu aksionet e shumicës në tre kompani maqedonase, të cilat në mesin e tyre posedojnë shtatë faqe dhe revista që gjithashtu kanë një histori të mbështetjes së Gruevskit dhe partisë së tij.

Blerja e parë e “Adinamic”, “Prva Republika”, publikon faqen elektronike të lajmeve “Republika Online” dhe deri para pak kohe ka prodhuar një revistë javore. Kompania u krijua fillimisht në vitin 2012 nga “Iresine Ltd”, një kompani misterioze e regjistruar në parajsën tatimore të Amerikës Qendrore në Belize. Pronësia u transferua në vitin 2016 për të Done Donevski, një shtetas maqedonas, identiteti i të cilit ka mbetur i panjohur për vite, pavarësisht nga përpjekjet e gazetarëve për ta gjetur atë. “Adinamic” mori kontrollin duke blerë 51 për qind të aksioneve të Donevskit.

Blerja e dytë, ishte “EM Media”, e cila publikon faqet e lajmeve në internet “Kurir”, “Lider”, “Denesen”, “Ekonomski” dhe “Vistina”. Kompania ishte kontrolluar më parë nga Aco Misajlovski, vëllai i një anëtari të shquar të VMRO-DPMNE-së. Vendet në lajmet e “EM Media” zakonisht drejtohen me një prirje konservatore. Ata gjithashtu kanë bërë artikuj duke sulmuar ndaj gazetarëve të pavarur – duke përfshirë edhe partnerët e OCCRP – duke i vënë ata “në listën e pagave” të miliarderit hungarez, filantropistit Xhorxh Soros.

Këto blerje u pasuan nga një blerje më 9 maj, të një pjese të paqartë të aksionve në “LD Press Media”, një kompani që drejton portalin “NetPress”.

Linku i tekstit të plotë: https://www.occrp.org/en/spooksandspin/right-ëing-hungarian-media-moves-into-the-balkans

A ka Gruevski dhe Orban media edhe në Kosovë!

Në kuadër të debatit që u përcoll në Parlamentin Europian në lidhje me ndikimin e hungarezëve dhe politikave të kryeministrit të tyre Viktor Orban në mediat në Maqedoninë e Veriu dhe në Slloveni, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi nëpërmjet statusit të tij në Facebook ka shkruar se ka edhe Televizion në Kosovë i cili është i ish kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski.

“Televizioni 7 i Gruevskit në Kosovë duhet me u bojkotu sikur televizioni i Stanishiqit dikur. Nuk janë televizionet gurthyes të gurve vullkanik. Mbjellja e urrejtjes, nxitja e kercnimeve dhe përleshjeve fizike dhe vrasjes së njerezve nuk është gazetari është matrapazllëk. Komisioni mediave duhet të intervenoj para se të bëhet ndonjë veprim i çmendur i motivuar nga ndërsyerjet kriminale të televizionit të Gruevskit! Edepsuzi të therret edhe të pren në sofër të tij”, ka shkruar Abazi.

Postimit të Abazit i ka replikuar Berat Buzhala, gazetar dhe drejtues i Televizionit 7, “Mos fol se i tham Dardan Molliqajt e te rrehe . Shume domethanese kjo pjesa per televizionin e Stanishiqit dikur, e ka fjalen per Klan Kosoven, edhe po flet ne kohen e shkuar. Pra, problemi nuk qenkerka me Devollet, sic pretendohej, por me Batonin. Cka ka kah arkivat nojsen?”.

Debati në Kosovë është në nivel të akuzave, por në debatin e zhvilluar në Parlamentin Europian si shtete kryesore ku ka ndikim Orban dhe Gruevski konsiderohen Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

183 raste të reja, 1731 të shëruar dhe 6 të vdekur, bilanci me Covid 19

T E

Kamerat në trafik, Murgoski: S’ka më heqje dënimesh me lehtësi

E.E.

Mickoski: Premtuan 4 fundjava pa TVSH, ndërsa realizojnë vetëm 1

T E

Rasti “Monstra”, javën e ardhshme fjalët përmbyllëse

T E

Zaev: Propozimet e ASh-AA nuk janë për t’u mbështetur, me 2 dëshmitarë martohesh, me 3 nuk mund të merret shtetësia

T E

Zaev: Nëse sëmuren qytetarët tanë në Serbi ose Shqipëri, këto shtete mbulojnë shpenzimet e trajtimit

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...