Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Zhurnal trazoi ujërat, shpaloset emri i partisë së Crvenkovskit!

Shkup, 4 maj – Zhurnal.mk – Ashtu edhe siç shkroi para disa ditëve Agjencia e lajmeve Zhurnal, se ish kryetari i LSDM-së Branko Crvenkovski po hapë parti të re, kjo gjë tani po konfirmohet edhe nga disa media maqedonase, shkruan Zhurnal.

Tani për tani nga LSDM as nuk e konfirmojnë por as nuk e mohojnë një gjë të tillë, ndërsa zëdhënësja e LSDM-së, Bogdana Kuzeska, sot vetëm tha se secili ka të drejtë të garojë me oferta politike.

Spekulimet thonë se ish kryeministri do të formojë parti së bashku me të pakënaqurit e LSDM-së.

Zërat thonë se tanimë janë paraqitur disa lista të pavarura në disa komuna, veçanërisht në Ohër, ndërsa ndërkohë Radmilla Shekerinska pas tetë viteve u tërhoq nga pozita nënkryetare e partisë.

Më parë kryeministri Zoran Zaev tha se mendimet e ndryshime në parti e bëjnë LSDM-në parti më demokrate në vend.

Siç mëson Zhurnal, përplasjet brenda LSDM-së çdo ditë po shtohen, sidomos mes kryeministrit Zaev dhe funksionarëve të ndryshëm të kësaj partie. Andaj, këto mosmarrëveshje kanë çuar deri te hapja e një partie të re nga ana e Branko Crvenkovskit.

Siç mëson Zhurnal, partia e Brankos do të quhet “Ardhmëria Social Demokrate”.

Ndryshe Crvenkovski për 20 vite ishte në krye të LSDM-së ndërsa partia e tij e re mund të hapet para zgjedhjeve lokale dhe do të garonte menjëherë në këto zgjedhje.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

“KUJDES”/ Lajmi në disa media maqedonase për një incident, krisma me armë dhe për viktima në Çento, i PAVËRTETË (Fake News)!

R Zh

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...