Zhvillimet në Listën Guxo, Avdyli: Ata që nuk u bënë zëvendësministra s’mund të thirren në emër të kapitalit politik të Vjosa Osmanit

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka reaguar për zhvillimet e fundit në këtë iniciativë politike.

 

Avdyli përmes një shënimi në Facebook ka thënë se askush nuk mund të flasë në emër të Listës Guxo pa u mbajtur kuvendi.

Duke iu referuar disa deklaratave të disa zyrtarëve të kësaj iniciative në Ferizaj, Avdyli thotë se pakënaqësitë e tyre dalin për shkak se të njëjtët nuk kanë mundur të marrin poste zëvendësministrash.

“Ata të cilët që pas 1 muaj fushate zgjedhore s’munden t’i marrin postet e zëvendës ministrit, s’mund të flasin as të thirren në emër të kapitalit të politik Vjosa Osmanit e Listës Guxo. Sepse as s’është e drejtë, as morale e as që i ka autorizuar e as si ka zgjedhur askush as koordinator as kryetar për të përfaqësuar këtë kapital politik. Pasi të mbahen kuvendet në degë e kuvend qendror ata edhe mund të flasin për subjektin tone”.

Avdyli thotë se këta persona mund të flasin vetëm si ish-përkrahës të “kauzës së ndryshimit”.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje më tej ka akuzuar këta aktivistë se po bëjnë plane me PDK-në për të dëmtuar Lisën Guxo.

Related posts

Vajza nga Likova kandidate e VV-së në Kosovë

D V

77 për qind e punëtorëve të arsimit janë vaksinuar, ende nuk dihet nëse mësimi do të nisë më 13 shtator

D V

Inspektorët mbyllin shumë lokale në Kosovë, reagon Shoqata e Gastronomëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com