Zhvillimet rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE – Osmani takon ambasadorin amerikan dhe atë gjerman

nga D V

Zhvillime të shumta po ndodhin kohë pas kohe rreth çështjes së anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Së fundmi ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla njoftoi se i ka dërguar sot një letër presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, ku e ka njoftuar se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut për Asociacionin të cilin është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.

E pas këtyre zhvillimeve presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan Jeff Hovenier dhe atë gjerman Jorn Rohde.

Siç mëson Telegrafi, takimi mes Osmanit dhe dy ambasadorëve tashmë ka përfunduar ndërkaq nuk dihet se çfarë kanë diskutuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More