Agjencia Zhurnal.mk

Zhvillimet rreth qeverisë së re, Mustafa ka takuar Haradinajn

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa është takuar sot në njërin nga hotelet e Prishtinës me kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinaj, raporton Televizioni T7.

Temë kryesore e këtij takimi ka qenë cështja e mandatarit si dhe krijimi i koalicionit në mes të Lidhjes Demokratike, AAK’së, Nismës, AKR’së dhe minoriteteve.

Tashmë këto parti janë duke pritur nga presidenti i vendit që të bëjë kalimin e të drejtës për të bërë nominimin.

Pas takimit me Mustafën, T7 merr vesh se Haradinaj ka thirrur mbledhje të partisë.

Presidenti i vendit, Hashim Thaci ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do t’i ndërmarrë hapat për krijimin e qeverisë së re.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...