Shkup, 22 korrik – Zhvillimet turbulente në SHBA, demokracinë më të fuqishme në botë, po radhiten si në lentë filmi. Pas tentimit për atentat ndaj ish presidentit Donald Trump, njëheri kandidat republican edhe për zgjedhjet e këtij viti, ndodhi edhe një precedent, e ai është tërheqja e presidentit aktual Xho Bajden nga gara presidenciale, të cilën tashmë e kishte filluar dhe po e zhvillonte një kohë të gjatë, shkruan Zhurnal.
Bideni është përballur me thirrje në rritje gjatë javëve të fundit për të hequr dorë nga shqetësimet për moshën, shëndetin dhe aftësinë e tij për të drejtuar vendin. Thirrje të cilëve më në fund u është përgjigjur pozitivisht.
“Shokët e mi amerikanë,
Gjatë tre viteve e gjysmë të fundit, ne kemi bërë përparim të madh si Komb.
Sot, Amerika ka ekonominë më të fortë në botë. Ne kemi bërë investime historike në rindërtimin e Kombit tonë, në uljen e kostove të barnave me recetë për të moshuarit dhe në zgjerimin e kujdesit shëndetësor të përballueshëm për një numër rekord amerikanësh.
Ne kemi ofruar kujdes të nevojshëm kritik për një milion veteranë të ekspozuar ndaj substancave toksike. Kaloi ligjin e parë të sigurisë së armëve në 30 vjet. Emëroi gruan e parë afrikano-amerikane në Gjykatën e Lartë. Dhe miratoi legjislacionin më të rëndësishëm të klimës në historinë e botës.
Amerika nuk ka qenë kurrë më e pozicionuar për të udhëhequr sesa ne sot. E di që asnjë nga këto nuk mund të ishte bërë pa ju, populli amerikan. Së bashku, ne tejkaluam një pandemi një herë në shekull dhe krizën më të keqe ekonomike që nga Depresioni i Madh. Ne kemi mbrojtur dhe ruajtur demokracinë tonë. Dhe ne kemi rigjallëruar dhe forcuar aleancat tona në mbarë botën.
Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të shërbej si presidenti juaj. Dhe ndërsa synimi im ka qenë të kërkoj rizgjedhjen, besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që unë të tërhiqem dhe të fokusohem vetëm në përmbushjen e detyrave të mia si President për pjesën e mbetur të mandatit tim.
Do të flas me Kombin më vonë këtë javë në më shumë detaje rreth vendimit tim. Tani për tani, më lejoni të shpreh mirënjohjen time më të thellë për të gjithë ata që kanë punuar kaq shumë për të më parë të rizgjedhur. Dua të falënderoj Zëvendës Presidenten Kamala Harris që është një partnere e jashtëzakonshme në gjithë këtë punë.
Dhe më lejoni të shpreh vlerësimin tim të përzemërt për popullin amerikan për besimin dhe besimin që keni dhënë tek unë. Unë besoj sot atë që kam gjithmonë: se nuk ka asgjë që Amerika nuk mund të bëjë kur ne e bëjmë së bashku. Thjesht duhet të kujtojmë se jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar presidenti Biden duke bë të ditur tërheqjen e tij.
Me tërheqjen e Biden nga gara presidenciale, kjo garë vetëm se ka marë hov edhe më të madh, kurse tonet janë ashpërsuar më tej, deri sa zëvendëspresidentja Kamala Harris po shquhet me gjasa më të mëdha për të zëvendësuar Biden në garën presidenciale përballë kandidatit republikan, Donald Trump.
Gjitha këto zhvillime intensive në Uashington dhe fokusimi i mbarë opinionit tek zhvillimet atje, ka filluar të krijojë dyshime mos ndoshta po krijohet një vakum në Ballkan, të cilin mund ta shfrytëzon Rusia?
Është shkruar dhe stërshkruar nëpër media për interesin e Rusisë për krijim të vatrave të reja të konfliktit në Evropë, me qëllim që më lehtë të përballet me luftën në Ukrainë, të filluar për të zgjatur tri ditë, e që nuk po mund ta fiton as tani kur është future në vitin e tretë, shkruan Zhurnal.
Poashtu është folur e është shkruar se një ndër rajonet më fragjile dhe më të përshtatshme ku mund të ralizohet interesi i Rusisë për të ndezur vatër të re në Evropë, është rajoni i Ballkanit. Dihet se paqa e 25 viteve të fundit në rajonin tonë është siguruar falë “kontrollit” të dyfishtë, atij evropian dhe amerikan.
Tani kur Amerika është future në vlugun e turbulencave elektorale, te despotët e Balkanit mund të ngjallen shpresat se ka ardhur koha për realizimin e projekteve të tyr megalomane, që deri tani është dashur t’I mbajnë fshehur nëpër sirtarë, nga frika se nëse i nxjerrin nga sirtarët, vetëm shtojnë gjasat për dështimin e atyre projekteve. Shpresat e tyre janë se Evropa e vetme, pa Amerikën, nuk do të jetë në gjendje t’i pengon këto projekte dhe me mbështetjen e Rusisë do të arrijnë t’i realizojnë pa problem.
Jo rastësisht tani po ndodhin takime sekrete, siç ka qenë ai i fillim muajit mes Vuçiq e Radojçiq, e për të cilin mediumet raportojnë se janë shqyrtuar dhe dakorduar strategji për destabilizim të Kosovës. Duhet qenë mjaft syçelë në këto rrethana, sepse një destabilizim i vogël në njërin prej vendeve të rajonit, me shumë gjasë do të kishte domino efektin në të gjitha vendet tjera./Zhurnal