Agjencia Zhurnal.mk
Opinion

Zhvillimi i (pa)barabartë rajonal në Maqedoni, Pollogu i lënë mbrapa

Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet me pabarazi të skajshëm të zhvillimit rajonal. Ky aspekt, paraqet probleme të rënda të karakterit socio-ekonomik si pasojë e stimulimit indirekt të migrimit të popullsisë nga rajonet më pak të zhvilluara, ndërsa paralelisht e fokuson kapacitetin e përgjithshëm ekonomik të vendit në qendrat më të zhvilluara.

Shkruan, Drilon Iseni

Në rastin e RMV-së, Rajoni i Shkupit dominon në çdo aspekt dhe parametër, duke filluar nga norma e punësimit, investimet, numri i subjekteve afariste, paga mesatare, aspekti kulturor dhe social, numri i banorëve e kështu me radhë. Është vështirë të sqarohet fakti që, ky disproporcion i zhvillimit nuk përputhet me numrin e popullsisë nëpër 8 rajonet e vendit. Rajoni i Shkupit dominon me rreth 630 mijë banorë, e që më pas të vijë si më i populluar rajoni i Pollogut. Pra, Pollogu ka rreth 100 mijë banorë më tepër se rajoni i tretë më i populluar por përsëri është rajoni më pak i zhvilluar së bashku me rajonin Veri-Lindor.

Të dhënat demografike të Rajonit të Pollogut, tregojnë që ngecja e zhvillimit nuk ka të bëjë me numrin e vogël të popullsisë, sepse në të kundërtën do të ishte rajoni më i zhvilluar pas atij të Shkupit. Sipas të dhënave zyrtare, Bruto prodhimi vendor në këtë rajon është më i ulëti nga të gjithë rajonet e vendit. Ndërsa BPV për kokë në këtë rajon në dallim me atë të rajonit të Shkupit, është për 3.11 herë më e dobët, ndërsa për 15 herë më poshtë nga mesatarja e rajoneve të Unionit Evropian.

Zhvillimi i barabartë rajonal është i rëndësishëm për rritje dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, ndërsa mosprania e saj e dëshmon të kundërtën, e sidomos atëherë kur parametrat dhe parakushtet nuk luajnë rol në nivelin e mos zhvillimit të disa rajoneve që kanë rezultuar me ngecje.

Poashtu, nëse i referohemi investimeve në rajonet duke marrë për bazë vitin 2016, rajoni i Pollogut ka regjistruar investime më pak se ai i Shkupit për mbi 12 herë, ndërsa rajoni Veri-Lindor për rreth 34 herë më pak investime. Pesë rajonet tjera, kanë vlera të ngjashme të investimeve, edhe pse nevojat e rajoneve referuar të dhënave demografike, nuk korrespodojnë njëra me tjetrën, por jaqë normat e investimeve i kanë të ngjashme.

Arsyeja pse krahasojmë Rajonin e Pollogut me atë të Shkupit dhe me rajonet tjera, është se edhe pse me popullsi është e dyta në vend, në fotografinë e përgjithshme ajo rezulton të jetë më e dobëta në shumë sfera përsa i përket problematikës së zhvillimit të barabartë rajonal.

Ligji për zhvillim të barabartë rajonal si dhe i gjithë koncepti në përgjithësi nënkupton përkrahje financiare të vazhdueshme nga ana e shtetit duke i shtuar edhe koordinimin mes institucioneve dhe ministrive, investitorëve dhe donatërëve dhe të gjithë palëve të tanguara në nivel lokal dhe rajonal. Tentimi për alokim të të gjitha resurseve në mënyrë të drejtë dhe proporcionale, ka për qëllim zhvillimin e rajoneve planore dhe njësive të vetëqeverisjes lokale, mirëpo që nga sjellja e ligjit nga viti 2007 ende kemi diskrepanca të mëdha mes rajoneve dhe përsëri, nuk vlejnë parametrat demografik dhe ekonomik në “përcaktimin e fatit” zhvillimor të rajoneve.

Nga pjesa dërmuese e rajoneve migrohet drejt rajonit të Shkupit, mirëpo shumë njerëz kanë migruar edhe jashtë vendit, përshkak të mundësive të ulëta ekonomike që rajonet e tyre kanë dhënë.

Është pikëllues por edhe i pa kuptimtë fakti që, edhe pse me mesatare më të re të popullsisë, potencial bujqësor të dëshmuar më parë si dhe shembuj të shumtë suksesi të afarizmit, Pollogu është mbrapa rajoneve tjera e sidomos në krahasim me atë të Shkupit.

Zhvillimi i barabartë rajonal është njëri nga shumë konceptet e vendit të cila ka shumë mangësi, e kjo vërehet edhe në mos realizimin apo aplikimin adekuat si dhe nga rezultatet e dobëta të cilat ky ligj dhe koncept ka, edhe pse ekziston që nga viti 2007.

Për t’i dhënë nismë dhe kahje, si dhe ripërtëritje të vullnetit për implementim të ligjit për Zhvillim të Barabartë Rajonal, duhet që vendi me prioritetin më të lartë për sa i përket politikave ekonomike, të fillojë realizimin e regjistrimit me qëllim të krijimit të një pasqyreje se çfarë kuadro vendi ynë ka në dispozicion, të shifet norma e migrimit, amvisëritë dhe bizneset të cilat operojnë në vend. Bashkangjitur me këtë, vendit tonë i duhet një strategji zhvillimore afatgjate, e cila do përcakton kahjen ekonomike të vendit, e që pa marrë parasysh pushtetit, do të punohet me të njëjtën dhe do të implementohet.

Postime të ngjashme

Medai Shaholli / Përse gënjen Ali Ahmeti?

R Zh

Dyzet ditë zie për vëllain tim, Luranin

R Zh

Gjeopolitika evropiane rrezik i një lufte të re ballkanike

Z H

RUSI | 1 vjetori i vdekjes së bluzave të bardha: drejtësia e munguar dhe harresa e pashembullt

R Zh

Ramazani, shkollë edukimi

R Zh

SHQIPTARËT – NJË GJUHË, NJË HISTORI, NJË KOMB

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...