Në një artikull të Tuersun Aimai, profesor i asociuuar i Fakultetit të Gazetarisë dhe Komunikimit të Universitetit të Xinjiang-ut, me titull “Lufta e medias” analizohet debati mbi realitetin dhe qëndrimet e disa mediave mbi punën e detyruar në Xinjiang”. Ai analizoi mbi 30 mijë raporte mbi Xinjiang-un nga 22 media prej 15 vendeve.
Sipas artikullit, sulmi i disa mediave ndaj transferimit të punëtorëve nga Xinjiang-u ka ekzistuar për një kohë të gjatë. Në fakt, transformimi i forcës së tepërt të punës është një metodë e rëndësishme e qeverisë kineze për të shtuar të ardhurat e fermerëve dhe për të përmirësuar nivelin e jetës së tyre. Këto masa janë shumë të rëndësishme, veçanërisht në rajonet perëndimore të vendit, ku baza industriale është relativisht e dobët dhe sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë janë shtylla kryesore e ekonomisë. Punësimi në krahina të ndryshme është një masë e rëndësishme për rritjen e përqindjes së punësimit dhe të ardhurave të banorëve
Përveç kësaj, me qëllim eliminimin e mjedisit që krijon terrorizmin dhe ekstremizmin fetar, në Xinjiang janë krijuar sipas ligjit qendrat e arsimit dhe përgatitjes profesionale. Zhvillimi i arsimit dhe rritja e punësimit janë strategji të përdorura në tërë botën. Në vendet e zhvilluara perëndimore, ekzistojnë institucione të ngjashme.
Sipas artikullit, disa nga lajmet e rreme mbi Xinjiang-un vijnë nga paragjykimet e vlerave dhe strategjitë e frenimit të zhvillimit të Kinës. Por zhvillimi i Xinjiang-ut është i qëndrueshëm dhe një realitet i prekshëm dhe konkret .