Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Zhvillohet mbledhja e parë e Komisionit Hetimor ndaj presidentit Ilir Meta

Është zhvilluar mbledhja e parë e Komisionit Hetimor të ngritur ndaj presidentit Ilir Meta, për shkelje të Kushtetusët, me pretendimet e Partisë Socialiste se presidenti, ka bërë thirrje për dhunë në fushatën zgjedhore të 25 prillit.

Ky komision është ngritur me firmën e 49 deputetëve dhe pritet të hetojë deklaratat dhe veprimtarinë e Metës, sipas pretendimeve të mazhorancës.

Pjesë e këtij komisioni, do të jenë nëntë anëtarë. Kryetari, do të jetë deputeti socialist, Alket Hyseni. Zëvendëskryetar, do të jetë përfaqësuesi i opozitës parlamentare, Myslym Murrizi. Sekretare e komisionit ndërkaq, do të jetë socialistja Klotilda Bushka.

Anëtarët e komisionit, do të jenë: Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka dhe Arlind Çarçani.

Zëvendësues, do të jenë anëtarët Ermonela Felaj, Xhemal Qefaliaj dhe Eugen Bojaxhiu.

Në fjalët e para të mbajtura, është dakordësuar se opinioni i Komisionit të Venecias, do të merret parasysh në seancat e mbledhës së këtij organi.

Gjithashtu, është kërkuar nga deputetja Vasilika Hysi, se mediat dhe presidenti, duhet të vihen paraprakisht në dijeni mbi mbledhjet që do të zhvillohen.

Prononcimet ndërkaq nuk do të bëhen nga anëtarët e komisionit. Pamjet filmike të presidentit dhe thirrjeve të tija janë kërkuar si prova shqyrtimi.

Ky komision i posaçëm, do t’i paraqesë Kuvendit një raport. Ky i fundit, nëse e voton shkarkimin e Metës, e çon çështjen më pas në Gjykatën Kushtetuese.

Kushtetuesja, është ajo që ka vendimin përfundimtar mbi fatin politik të presidentit, nëse ai qëndron në detyrë apo jo.

Postime të ngjashme

Kakavija hapet për autobusët e udhëtarëve nga Shqipëria

Bekim Laçi

Wizz Air sjell avionin e pestë në Rinas: Nisin fluturimet direkte drejt Barcelonës dhe Köln

Bekim Laçi

Gazetarja greke e pyet për marrëdhëniet me Turqinë, Rama: Mos jeni xheloze?

Bekim Laçi

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri

Bekim Laçi

Rama në Shkup: Nuk jemi ne ata që dështuam, ky është mossukses i BE-së

Bekim Laçi

Flet çifti që u terrorizua nga pronarët e hotelit në Shqipëri

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...