Agjencia Zhurnal.mk

Zhytësi i guximshëm realizoi imazhet mbresëlënëse të labirinteve në shpellat nënujore të rivierës meksikane

Martin Broen ka guxim që të hyjë në hapësira të ngushta që ndodhen nëpër xhungël, që janë të vetmet hyrje për në shpellat nënujore të rivierës meksikane, të cilat janë të lidhura mes vete.

Kur arriti të futej brenda, zhytësi 49-vjeçar sfidoi thellësitë e Riviera Maya të Meksikës dhe me një ndriçim të fuqishëm, arriti të merrte imazhet mbresëlënëse të këtyre hapësirave të paprekura nga njeriu, transmeton Telegrafi.

Në mënyrë që të fotografonte të gjitha pjesët e këtij sistemi shpellash, zhytësit ui nevojit të notonte nëpër hapësira shumë të thella, apo të kalonte nëpër ngushtica mes shkëmbinjve të thepisur.

Gjatë udhëtimit të tij, argjentinasi ka gjetur shumë eshtra kafshësh, si dhe fosile të krijesave të vjetra, që ende janë të paprekura në ato hapësira.

“Të gjitha hyrjet janë nëpër xhungël dhe i kanë emërtimet e tyre, që mundësojnë hyrjen brenda shpellave nënujore me labirinte të ndryshme, ku depërton drita nga të qarat e tokës dhe reflekton në ujë”, ka thënë Broen.

Imazhet që i solli ai, janë realizuar brenda tri vitesh, gjatë ekspeditave të shpeshta që i ka pasur nëpër këto hapësira nënujore.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...