Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ziadin Sela: Faktori ndërkombëtar të ngrejë zërin për ndërhyrjet në gjyqësor

Shkup, 8 maj, Zhurnal.mk – Ziadin Sela përmes një postimi në Facebook iu është drejtuar faktorit ndërkombëtar të ngrejë zërin për ndërhyrjet në gjyqësor.

“Përgjegjësia për sulmin e 27 prillit 2017 ndaj Parlamentit duhet të etablohet” thonë konkluzionet për zgjerimin të miratuara nga Këshilli i BE më 26 qershor 2018.

Me ikjen e Gruevskit, mos heqjen e imunitetit të Veljanovskit, dhe një ligj të porositur për amnisti të sjellë nga partitë në pushtet për amnistimin selektiv të 15 organizatorëve të akuzuar, përgjegjësia për 27 prillin tashmë ishte një tallje me drejtësinë – shprehet Sela.

Deklaratat e sinkronizuara të kësaj jave të udhëheqësve të tre partive më të mëdha politike në vend dhe të Presidentit rreth gjoja “aktakuzave për terrorizëm” kundër sulmuesve të 27 prillit qëllimshëm synojnë të krijojnë konfuzion dhe të ndërhyjnë në punën e gjyqësorit.

Ashtu siç ka sqaruar Prokurorja Publik Ruskovska, sulmuesit nuk janë akuzuar për terrorizëm, por për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe të sigurisë”. Ky është krim krejtësisht tjetër, i ngjashëm me aktakuzat për “konspiracion kryengritës” kundër ekstremistëve që sulmuan Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 6 janar.

Çdo përpjekje për të rihapur rastin 27 prillit ose për të rikualifikuar aktakuzat do të zhbëjë përgjegjësinë edhe ashtu shumë të limituar, si dhe një kusht eksplicit të vendeve anëtare të BE-së për të hapur negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE – thuhet në postimin e Selës në FB.

U bëj thirrje Shefit të Delegacionit të BE-së, ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së dhe Ambasadores së SHBA-ve që të ngritin zërin dhe të qartësojnë se çdo ndërhyrje e mëtejshme në gjyqësor ose çdo përpjekje për të minuar më tej përgjegjësinë për 27 Prillin është e papranueshme dhe përbën një hap të madh prapa në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, duke e larguar edhe më tej hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE – shkruan, Ziadin Sela në Facebook.

Postime të ngjashme

“Ndërpreja e lëshimit të dokumenteve personale është shkelje e të drejtës së qytetarit”

Bekim Laçi

Galovej dhe Silvestri: Pavarësisht pengesave, agjenda e BE-së duhet të vazhdojë

Zekirija Haxhiu

Bislimovski: KRRE para një viti ofroi zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrike

Zekirija Haxhiu

Hollshtajn: BE-ja duhet të mbajë premtimin dhe të thotë: Ju reflektuat, ne reflektojmë!

Zekirija Haxhiu

Várhelyi mban gjallë shpresat e Shkupit dhe Tiranës, presidenca sllovene ka prioritet negociatat

Bekim Laçi

Shtyhet seanca për rastin “I fuqishmi”

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...