Agjencia Zhurnal.mk

Ziadin Sela në “Debate zgjedhore”, “Do të kemi numrin e nevojshëm të deputetëve për ta bërë Qeverinë”

Shkup, 9 korrik, Zhurnal.mk – Lideri i ASH-së Ziadin Sela në emisionin Debate zgjedhore të TV21 u shpreh i bindur se koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa do të kenë mjaftueshëm vota për të bërë Qeverinë e ardhshme.

“Ne do të kemi numrin e nevojshëm të deputetëve për ta bërë Qeverinë. Ziadin Sela nuk lejon që të jetë në Qeveri dhe të mos e ketë 61 në xhep sepse ndryshe bëhesh lojë dhe humbësh korridoreve të Qeverisë”, deklaroi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Sipas Selës, është shumë normale të kërkohet vota nga qytetari, por, sic tha, jo me kërcënime me nxjerrje nga puna.

“Tek shtëpia e shqiptarit kur të kërkosh votën ulën kokën pak. Kërkoje votën nuk ka asgjë të keqe është shumë normale, lute, ama t’i thuash ma jep votën se të nxjerr prej pune, do ta bëj kështu ose ashtu, eh këtë se bën shqiptari. Këtë e bëjnë vetëm këto mutacione shqiptaresh”, tha Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

Sela gjithashtu tha se nuk do lejojë që dikush ta rregullon paraqitjen e tij si politikan.

“Nuk e kam lejuar ndonjëherë që dikush të më rregullojë paraqitjen se si të jem si politikan, që unë të flas zëshëm dhe t’i them problemet të cilët i kanë shqiptarët pa marrë parasysh çmimi që është dashur të paguhet dhe këtu askush nuk mundet mua të më fusë në një kallëp të tij si do politikan”, theksoi Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Ai tha se shqiptarët nuk duhet t’i kthejnë sytë nga partitë maqedonase, sepse siç shtoi, BDI nuk rrezohet duke votuar parti politike maqedonase. Gjithashtu gjatë emisionit foli edhe për programin e koalicionit zgjedhore dhe për atë se çka do të bëjnë në 100 ditshin e parë të Qeverisë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!