Ziadin Sela në Tetovë: Jemi dëshmuar me menaxhim në komunat tjera, me Vullnet Murselin do dëshmohemi edhe në komunën e Tetovës

Tetovë, 5 tetor – Tek po rrija dhe po shikoja me këtë pamjen që po shihni ju, mesiguri që shihni mbrapa kësaj skene modeste, bëra lidhjen dhe dallimin simbolik që ka e gjelbërta dhe e pastra. Edhe gjëmbat janë të gjelbërt, ndërsa e pastër është kur të gjithë ato gjëmba dhe mbeturina pastrohen dhe duket gjelbërt. Prandaj edhe të gjithë qytetarët besoj do të duhet ta bëjnë këtë dallim.

Ne jemi të pastër në këtë fushatë me këtë moto të pastër me qëllime të pastra dhe me figura të pastra, për të arritur vetëm fitore të pastra, në emër të shqiptarëve këtu në Maqedoninë e Veriut e në emër të qytetarëve të Tetovës në përgjithësi dhe unë nuk kam dilemë që ne do t’ja dalim sepse e dëgjoja kandidatin për kryetar të komunës dhe pa dilemë edhe kryetarin e ardhshëm të komunës së Tetovës, z.Vullnet Murselin, në programin e begatë të cilin e shpalosi këtu dhe mendoja me vete që, kur ka vullnet, edhe bëhet. Këtë e kemi dëshmuar ne me kandidaturat tona në komunat tjera që i kemi qeverisur gjatë këtij katër vjeçari dhe ky do të jetë modeli që ne do ta transmetojmë dhe do ta sjellim edhe në komunën e Tetovës.

Është shumë e lehtë të bëhet dallimi. Në qoftë se i shihni komunat që menaxhohen nga koaliconi Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Gostivari, Bogovina, Vrapçishta, i shihni në listën e komunave me më tepër investime dhe me më pak borxhe. I shihni në listën e komunave me më tepër transparencë dhe i shihni në listën e komunave ku përditë ndryshon gjithçka.

Related posts

Mickoski: 14 njerëz vdiqën në Tetovë dhe ende mendohen për dorëheqje

D V

Analizë/ A e rrezikojnë shqiptarët Kërçovën edhe pse janë më tepër në numër?

N E

Sela dhe Murseli vizitojnë fabrikën “Molika” dhe “Royal frozen foods”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More