Ziadin Sela nga Tearca: Do ta fitojmë betejën ngase e kanë tepruar zullumin ndaj shqiptarëvе

Tearcë, 2 tetor – Ziadin Sela nga Tearca bëri të ditur se këtë betejë do ta fitojnë si koalicion ngase e kanë tepruar zullumin ndaj shqiptarëvе. Ziadin Sela nga Tearca, tha se kandidati Nazim Taipi ka ardhur nga diaspora për të sjellë shpresë për qytetarët në vendlindje. Sela tha se programi i tij është i pasur dhe do të jetë shembull se si do të duhet të menaxhohet me komunën.

Sela tha se ata dhe Alternativa me kandidimin e Nazim Taipit dëshmojnë se diasporën nuk e llogarisin vetëm si trup votues. “Përkundrazi, e llogarisim edhe si ata që duhen votuar. Ky është vetëm një fillim sepse në të ardhmen edhe më tepër do t’i kemi përfaqësuesit e diasporës nëpër lista, kandidatë për deputetë, lista këshilltarësh” tha Sela.

Ziadin Sela tha se nuk është e vështirë të bëhet dallimi ndërmjet kapaciteteve menaxhuese jo vetëm të Nazimit, por edhe të kandidatëve të ASH-AAA dhe BDI nga ana tjetër.

“Nëse kërkoni në internet komunat më transparente dhe më të suksesshme do të ju dal lista e komunës së Gostivarit, Bogovinës, Negotinë-Vrapçshtës. Nëse kërkoni komunat me më pak borxhe do të ju dalin përsëri emrat e këtyre komunave. Nëse kërkoni komuna për investime do të ju dalin përsëri këto komuna. Nëse nga ana tjetër kërkoni që kanë më tepër borxhe e para do të ju del Tetova, nëse kërkoni komuna në të cilën aspak nuk ka transparencë, do të ju dal Tetova, Çairi, Struga, Tearca, të gjithë që i menaxhojnë këta”, u shpreh Sela, duke shtuar se nuk duhet lejuar që në asnjë nga këto komuna të fitojnë ata. Sela tha se emri i funksionarëve të BDI-së është manipulim, hajdutëri, mashtrim, shpifje.

“I keni parë, marrin fjalë ngjesin vetëm e vetëm që ta njollosin pastërtinë. BDI e ka të qartë një gjë. Ata të dalin para popullit dhe të thonë jemi të pastër nuk e bëjnë dot. Formën më të mirë e kanë të thonë e po edhe ata anë njësojë si ne. E këtë betejë ne do ta fitojmë si koalicion sepse e kanë tepruar zullumin”, deklaroi Sela. Sela tha se situata është alarmante, ndërsa shtoi se këto zgjedhje tha janë shumë të rëndësishme. “është momenti kur do t’i jepet goditja kësaj mbrapshtie e cila po riciklohet dhe na vjen me forma të tjera gati sa herë që ka zgjedhje lokale. Është beteja ndërmjet ndryshimit, e me të ndërmjet demokracisë dhe lirisë, është beteja ndërmjet përgjegjësive dhe ndalimit të migrimit, dhe beteja ndërmjet atyre që duan ta ruajnë status kuon”, deklaroi Sela. Ziadin Sela tha se është detyrë e qytetarëve me 17 tetor duke votuar pastër të largojnë BDI-në nga pushteti.

Nazim Taipi nga Tearca: Jam i bindur në fitoren, kemi program konkret për ta përmirësuar jetën e qytetarëve Nga Tearca e tij, aty edhe ku synon që të bëhet kryetar, Nazim Taipi, u shpreh i bindur në fitoren e tij. Mbështetja tha do të jetë e pastër dhe votat në ditën e 17 tetorit do të jenë pastër. “Ne do të fitojmë sepse i kemi projektet e kemi vendosshmërinë, e kemi dijen e kemi ndershmërinë. Ne jemi të këtij nëqielli, jemi takuar shpesh herë më parë. Do të diskutojmë për hallet e komunës, kërkesat e popullatës, sepse qeverisja e keqe për 16 vite vetëm se i ka rënduar ato”, deklaroi kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Tearcës, Nazim Taipi. Taipi tha se ka vendosur të jetë pjesë e ndryshimit ngase mendon se në këtë komunë mund të ndodhin gjëra të mira në të mirë të qytetarëve, ndërsa këto mundësitë nuk janë shfrytëzuar nga pushtetet e kaluara. “Së bashku me ju do të bëjmë sigurt ndryshimin, do të bëjmë ndryshimin sepse duhet tu thuhet mjaft atyre që premtojnë shumë e nuk realizojnë asgjë. Nuk mund të vazhdohet përpara me ata që nuk i mbajnë premtimet. Nuk mund të zhvillohemi me ata parti që kanë dështuar”, deklaroi mes tjerash Taipi.

Ai tha se në vitin 2021 atij i vjen turp që komuna e Tearcës nuk ka një menaxhim të mbeturinave dhe janë lënë ato tek dera e shtëpisë. Sipas tij me 17 tetor me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën, do të fitojnë njerëzit që e duan punën dhe që dinë të punojnë. “Ne kemi përgatitur një program me projekte konkrete. Nuk flasim teorikisht, ne kemi zgjidhje reale për problemet. Ne nuk premtojmë, ne planifikojmë dhe punojmë”, deklaroi Taipi.

Related posts

Tetë ditë paraburgim për pesë të arrestuarit në protestat në Tetovë

Redaksia

Zaev: Këtë ditë t’ia kushtojmë afirmimit të idealeve për paqe, dialogut dhe pajtimit

D V

Gostivari me 922 raste aktive me Kovid-19

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More