Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ziadin Sela: Shqiptarë kudo që ndodheni paqshim vit të mbarë e mos u ktheftë ky që po e lëmë pas

Shkup, 30 dhjetor, Zhurnal.mk – Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela uron qytetarëve Vitin e Ri 2021, me shpresën më të madhe që ky vit të sjell para se gjithash shëndet, gëzime, lumturi, e mirëqenie në familjet tona, shkruan Zhurnal.mk

“Të nderuar vëllezër dhe motra, të nderuar qytetarë të Maqedonisë së Veriut, të nderuar shqiptarë kudo që ndodheni: në Maqedoni , Shqipëri, Kosovë, Preshevë Mal të Zi e diasporë, më lejoni t’ju uroj Vitin e Ri 2021,me shpresën më të madhe që ky vit të sjell para se gjithash shëndet, gëzime, lumturi,e mirëqenie në familjet tona, me shpresë që kjo pandemi do largohet sa më parë dhe do krijohen kushte për jetë normale.

Gjithashtu, me sinqeritetin më të madh Ju bëj thirrje që bashkërisht të jemi të kujdesshëm gjatë këtyre ditëve festive duke i respektuar masat kundër përhapjes së Covid 19, sepse vetëm ashtu mund ta mbrojmë veten, familjen dhe të tjerët.

Gëzuar për një vit të mbarë, e mos u ktheftë ky që po e lëmë pas.”, është shprehur, Sela.

Postime të ngjashme

Bilall Kasami pret në takim ambasadorin e OSBE-së, Klemens Koja

Bexhet Musliu

Sela: Ikja e Mijallkovit një skenar i Zaev për të fshehur dënimin e rastit “Mostra”

Bexhet Musliu

Çun Lajçi i reagon edhe me video, Grubit: Turp për ju me fëlliqë emrin tim!

Bexhet Musliu

Joveski: Ka mundësi të ndryshohet masa e paraburgimit shtëpiak

T E

Palmer: Interesat amerikane në Ballkan, të pandryshuara

T E

Mickoski: Do ta mposht koalicionin e krimit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...