Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ziadin Sela takim pune me përfaqësues të Fondacionit Konrad Adenauer

Shkup, 25 shkurt, Zhurnal.mk – Sot, në selinë e Aleancës për Shqiptarët, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm z. Arben Taravari pritën në takim pune Përfaqësuesin zyrtar të Fondacionit Konrad Adenauer, z. Daniel Braun i shoqëruar nga z. Davor Pasoski, njofton Zhurnal.mk.

Aleancës për Shqiptarët, zotit Braun i kanë uruar marrjen e detyrës së re dhe suksese në avancimin e vlerave dhe prioriteteve të Fondacionit në vendin tonë.

Sipas tyre, bashkëbisedimi u fokusua në prioritetet politike të Aleancës për Shqiptarët, veçanërisht rreth avancimit të pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe adresimit të reformave evropiane për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Aleanca për Shqiptarët, kanë njoftuar z.Braun për mungesën e vullnetit politik për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë, reformuar gjyqësorin dhe zgjidhur rastet e montuara politike. Në këtë rrafsh ASH-ja ka informuar përfaqësuesit e Fondacionit Konrad Adenauer se brenda pak ditëve, do të nisim letër drejt autoriteteve të BE-së, Gjermanisë, Francës dhe Holandës për të kërkuar përkrahje të drejtpërdrejtë në fushën e shtetit të së drejtës në formën e ekipeve të prokurorëve dhe gjykatësve evropianë për të adresuar rastet e tilla.

Madje diskutimet kanë vijuar edhe për një sërë prioritetesh tjera të Aleancës për Shqiptarët, veçanërisht decentralizimi, projektligji për shtetësinë dhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, ku ndamë analizën tonë në këto çështje dhe zgjidhjet që synojmë t’i sjellim.

Në fund, si parti e qendrës së djathtë, ASH ka shprehur synimet e tyre strategjike për bashkëpunim të rregullt dhe afrim me Fondacionin Konrad Adenauer dhe partitë simotra nga familja e Partisë Popullore Evropiane, bëhet e ditur në njoftimin nga Aleanca për Shqiptarët.

Postime të ngjashme

Nuhiu takon Isenin / Gjuha shqipe edhe do të shkruhet edhe do të mbrohet gjithandej

R Zh

Komuna e Çairit shënon ditën e planetit Tokë

R Zh

Sllavjanka Petrovska: Apeloj te të gjithë qytetarët ta mbështesin procesin e vaksinimit

N E

Hoxha: Opozita nuk ka të drejtë të akuzon funksionarët, përderisa nuk jep llogari për (keq)menaxhimin e institucionit të Kulturës

R Zh

Analizë / RMV-të renditet i 30 në Evropë për nga numri i vdekjeve si pasojë e ajrit të ndotur me 120 vdekje në 100 mijë banorë

R Zh

Nga nesër do të vaksionohen deputetët në sallën Boris Trajkovski

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...