Ziadin Sela thirrje shqiptarëve për tu regjistruar

Shkup, 5 shtator – Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, u bënë thirje shqiptarëve për t’u regjistruar, “Bëni kujdes, qëndroni të gatshëm dhe regjistroni të gjithë anëtarët e familjes tuaj”.

 

“Sot fillon një proces i rëndësishëm për vendin në përgjithësi dhe për ne shqiptarët në veçanti. Duke patur parasysh se të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, fatkeqësisht janë të lidhura ngushtë me shifra dhe përqindje, duhet të jemi edhe më të vëmendshëm dhe përgjegjshëm për të përmbyllur me sukses këtë operacion.

Përveç kësaj, regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave do të jetë i rëndësishëm edhe për planifikimet në ekonomi dhe të gjitha sferat e tjera shoqërore dhe institucionale.
Bëni kujdes, qëndroni të gatshëm dhe regjistroni të gjithë anëtarët e familjes tuaj.

Ndërkohë i bëjmë thirrje diasporës që të shfrytëzojë këtë periudhë të mbetur për regjistrim elektronik, pasi ata gjithmonë ishin dhe janë një pjesë e rëndësishme e tërësisë sonë.”, thuhet në apelin e kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela

Related posts

Ilire Dauti: Qeveria po i mashtron qytetarët me uljen e TVSH-së për energji vetëm për një vit

D V

Teuta Arifi: Tetova me pishinë të mbyllur

Redaksia

Nuredini: Shkëmbyem përvoja me ministrin malazez të Mjedisit Ratko Mitrovic

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com