Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Ziberi kërkoi votat për kryeministër, u bë avokat!

Shkup, 26 janar – Duke improvizuar këtë mbledhje të Qeverisë, Naser Ziberi nisi ëndrrën për të qenë kryeministri i parë shqiptar. Por pas gjashtë muajsh kjo ëndërr e tij u shua. Front-mani i fushatës zgjedhore të BDI-së u zgjodh Avokat i Popullit.

Konstatoj se Naser Ziberi është zgjedhur Avokat i Popullit. Zotëri Naser Ziberit ia uroj zgjedhjen Avokat i Popullit dhe i urojë sukses në punë- tha Xhaferi.

Ziberi njihet si kuadër i Partisë për Prosperitet Demokratik. Për dy mandate ishte deputet në Kuvend, ndërsa nga viti 1994 deri në vitin 1998 ishte zëvendëskryeministër i Qeverisë. Dy vitet e fundit të mandatit si zëvendëskryeministër ishte emëruar edhe ministër i Punës dhe Politikë Sociale. Në dy dekadat e fundit prej kur edhe ishte tërhequr nga politika, ka ushtruar profesionin e tij si noter, ndërsa shpesh herë në media paraqitej si njohës i çështjeve juridike dhe pjesëmarrës në debate mbi zhvillimet politike.

Procedura e konkursit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit të shpallur nga Kuvendi kaloi në mënyrë jo transparente. Madje kjo gjë u potencua edhe nga OJQ-të. Alsat kishte adresuar disa herë çështjen në Kuvend për shkeljen e afateve ligjore, por Kuvendi kishte vendosur të heshtë. Ligji parashikon shpalljen e konkursit për zgjedhjen e Avokatit të popullit të paktën të muaj para skadimit të mandatit të Avokatit, ndërsa konkursi i fundi u shpall vetëm 3 muaj para se ombudsmanit paraprak t’i përfundonte mandati. (Alsat-M)

Postime të ngjashme

Ngrohtoret kërkojnë rritjen e çmimit të ngrohjes, vendimi në fund të javës tjetër

D V

Katica Janeva dërgohet në burg

D V

Përfundoi debati në ditën e dytë për ribalancin e Buxhetit

D V

Milloshoski: Kemi komunikim me ASH-AAA për çështjen e koalicionit parazgjedhor

D V

Taseva: Sektori publik mbushet me kuadro në prag të zgjedhjeve lokale

D V

Shahpaska: Me masën ligjore “E diela – ditë e pushimit javor” e realizojmë kërkesën e punëtorëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...