Shkup, 9 shtator, zhurnal.mk – Ditëve të fundit është përfolur se kanditati për kryeministër shqiptar që garoi nën petkun e BDI-së, Naser Ziberi do të bëhet Avokat i Popullit.
Por ky i fundit në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve ZHurnal ka theksuar se deri nuk ka qenë zyrtarisht i informuar për këtë dhe se asnjë subjekt nuk i ka ofruar një post të tillë.
“Nuk mund të të them asgjë sepse unë zyrtarisht nuk jam i informuar dhe askush smë ka ofruar një post të tillë”, ka deklaruar për Zhurnal, Naser Ziberi.
Ndryshe, para disa ditëve deputeti nga radhët e koalicionit “tash është koha”, Skender Rexhepi, u pyet nëse pozita e Avokatit të Popullit duhet t’i takojë opozitës, ashtu edhe siç tha kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Rexhepi e konfirmoi qëndrimin e njejtë duke thënë se kështu ka qenë traditë edhe në të kaluarën dhe ashtu duhet të ndodhë edhe tani.
“Po po, gjithsesi. Ashtu ka qenë një lloj tradite e pashkruar dhe besoj se ashtu duhet të jetë”, ka deklaruar Rexhepi.