Agjencia Zhurnal.mk

Ziberi prezantoi programin qeverisës: Gjuha shqipe e obliguar nga klasa e pestë, 13 gushti festë kombëtare…

Shkup, 29 qershor, zhurnal.mk – Para ndërtesës së Qeverisë në Shkup, kryeministri i parë shqiptar, Naser Ziberi mbajti seancën e parë qeveritare ku prezantoi programin qeverisës të Bashkimit Demokratik për Integrim para qytetarëve.

Ai falemnderoi qytetarët që ishin prezent edhe përskaj vapës së madhe që ka kapluar këto ditë.

Ziberi në programin e tij qeverisës premtoi se gjuha shqipe do të jetë e obligueshme nga klasa e pestë dhe se 13 gushtin, ditën e Marrëveshjes së Ohrit do ta shpallë festë kombëtare.

“Ne kemi nevojë për një lloj udhëheqjeje të re, që do t’ju shërbejë Juve, jo partive. Sot, unë qëndroj para jush me planin tim: një plan jo-partiak, që do t’ju shërbejë juve, jo partive. Një plan i mirë për komunitetin tonë dhe për vendin. Ky nuk është një program zgjedhor, nuk është një përmbledhje e premtimeve – janë 25 iniciativa dhe hapa konkrete. Këto janë prioritetet e mia për 100 ditët e para të mandatit tim si Kryeministër. Këto janë premtimet e mia për ju, qytetarët e vendit. Asnjë frazë gjenerike, nuk ka parulla politike, as kështjella rëre në ajër. Por masa konkrete, të sinqerta dhe të arritshme që qeveria duhet medoemos t’i ndërmerr sa më shpejt të jetë e mundur në fushat e rimëkëmbjes ekonomike, mbrojtjes së vendeve të punës, arsimit, zhvillimit të infrastrukturës, drejtësisë dhe barazisë”, u shpreh mes tjerash Ziberi.

Këto janë zotimet gjegjësisht programi i kryeministrit te parë shqiptar:

Ja disa prej tyre:

Dy drejtor me nënshkrime të lidhura në dhjetra institucione shtetërore ( përzhino etnike)

Gjuha Shqipe e detyrueshme për çdo nxënës nga klasa e pestë,

Vendimmarrje me badenter në Qeveri për investimet kapitale

Himni i shtetit të pasqyron përbërjen multietnike të vendit

Shpallja e 13 gushtit – festë shtetërore

Gjykatë e lartë e barazisë dhe antidiskriminimit

Veting i detyrueshëm për çdo bartës të funkcionit publik

Raport obligativ i këshillit gjyqësor çdo 6 muaj për luftën ndaj korrupcionit te bartësit e posteve publike

së paku një rrogë për çdo familje

subvencionim 50% i kontributeve për çdo punësim në ndërrmarje private që do përmirëson përfaqësimin e drejtë

Zero tatim për çdo punësim nën moshën 35 vjet

orar 4 orë të premten

600 euro rrogë minimale për mësuesit dhe infermieret

Shtëpi shëndeti në çdo komunë

Pension social për çdo grua që nuk ka asnjë ditë pune

Ujë i pijshëm dhe kanalizim për çdo shtëpi

Arsim parashkollor i deryrueshëm

Kazinot 1 km larg qendrave

Shkolla profesionale për çdo komunë

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!