Sport

Zidane: Ndeshja ndaj Interit është një finale

Zhurnal Ads

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, pret një tjetër ndeshje të vështirë në Ligën e Kampionëve – atë ndaj Interit.

Të martën mbrëma, Los Blancos janë nikoqirë të Nerazzurrëve, ndërsa homologu i tij në skuadrën tjetër është ish-bashkëlojtari Antonio Conte.

Dy skuadrat kanë nevojë për pikë, duke qenë se nuk e kanë nisur mirë fazën grupore: Reali ka vetëm një pikë në Grupin B nga një barazim dhe një humbje, kurse Interi ka barazuar dy ndeshje dhe numëron dy pikë.

“Interi është skuadër e mirë, shumë fizike dhe luan futboll të mirë. Është një tjetër ndeshje e vështirë për ne. Është një finale”.

“Këto janë tri pikë që duhet doemos të përpiqemi t’i marrim. Secila ndeshje është një finale, e dimë dhe do të përqendrohemi pa menduar se çfarë do të ndodhë më vonë”, ka thënë Zidane në konferencën për shtyp.

Postime të ngjashme

Maqedonia mund Kosovën dhe sfidon Gjeorgjinë në finale

admin

“La Liga është e përgatitur për largimin e mundshëm të Messit” – kështu mendon Tebas

XH,I

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...