Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Zidane: Nëse vazhdojmë të luajmë kështu, do të kualifikohemi

Zhurnal Ads

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, beson se skuadra e tij do t’ia dalë ta kalojë fazën grupore në Ligën e Kampionëve, pas barazimit 2:2 me Borussia Monchengladbach të martën në Gjermani.

Reali po humbiste me dy gola epërsi deri në minutën e 86-të, kur Karim Benzema dhe Casemiro shënuan në një hapësirë prej gjashtë minutave për t’i ndihmuar skuadrës së vet ta shmangë humbjen e dytë radhazi në Grupin B.

Gjiganti spanjoll e ka një pikë nga dy ndeshje dhe renditet e fundit në grup, por Zidane nuk dyshon në aftësitë e djemve të vet për ta arritur kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.

“Ky rezultat e tregon karakterin e këtij ekipi. Ne e merituam barazimin dhe mendoj se edhe më shumë se kaq. Më pëlqeu reagimi ynë dhe kjo pikë është e rëndësishme”, tha Zidane.

Francezi shtoi: “Nuk ka ndeshje të lehta. Nëse luajmë kështu, atëherë do të bëjmë gjëra të mira dhe do të kalojmë në fazën e eliminimit direkt”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ibrahimovic: Askush nuk do të më ndal mua

admin

Reali, Bayern, United, Juve mësojnë çmimin e Haaland

E.E.

Zyrtare: Alena transferohet te Getafe

Z H

Ylli i Ajax: Si mund të jetë Messi kaq normal kur është aq madhështor?

E.E.

Pjanic: Jam në klubin më të mirë në botë, dua të fitojë të gjithë titujt

S.B.

Kosova – Moldavia: Qëndrimi në Ligën C dhe rikthimi te fitoret pas dhjetë ndeshjeve – qëllimi kryesor i Dardanëve

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...