Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Zidane: Skuadra është përmirësuar, por më shqetësojnë dëmtimet

Reali i Madridit mposhti Valencian me rezultatin 2-0 dhe regjistroi fitoren e tretë radhazi në kampionat, që e mban në vendin e dytë me 49 pikë, vetëm 5 më pak se Atletico kryesuese, ndonëse këta të fundit kanë luajtur dy takime më pak.

Në përfundim të ndeshjes me Valencian, trajneri Zinedine Zidane u shfaq mjaft i lumtur me paraqitjen e të tijve, por theksoi se nuk është koha të shohin ecurinë e të tjerëve në garën për titull.

“Ishte një ndeshje e mirë, të cilën e zgjidhëm shpejt dhe e mbajtëm nën kontroll për 90 minuta. Më pëlqen shumë përmirësimi i skuadrës në javët e fundit, por duhet të përqendrohemi vetëm te ndeshjet tona dhe të mos shohim ecurinë e të tjerëve në garën për titull”, tha Zidane.

Dëmtimet mbeten një shqetësim për trajnerin francez të Los Blancos, pasi edhe ndaj Valencias u ndal mbrojtësi anësor Dani Carvajal, i cili i shtohet listës së përbërë nga lojtarë si Benzema e Hazard, të cilët nuk do të jenë në dispozicion për sfidën ndaj Atalantës në Champions League.

“Nuk e kuptoj se çfarë po ndodh, por kemi shumë dëmtime dhe kjo më shqetëson jo pak. Edhe sot humbëm një tjetër lojtar. Më vjen shumë keq për Carvajal, pasi po bënte një ndeshje të mirë dhe dihet rëndësia e tij për skuadrën”, tha tekniku i Realit të Madridit.

Postime të ngjashme

Heung-Min Son ‘godet’ Harry Kane pas kërkesës për largim, ‘pëlqen’ foton e cila e paraqet anglezin me zero trofe

D V

Varane i tha Real Madridit të harrojë ofertat nga Chelsea e PSG dhe të përqendrohet vetëm te Man Utd

D V

Milani i interesuar për transferimin e Ceballosit

D V

Lukaku pritet të bëhet lojtari më i shtrenjtë i Serie A i shitur ndonjëherë

D V

‘Mos shko te Chelsea’ – tifozët e Interit i shkruajnë Lukakut dhe agjentit të tij

D V

Marley Ake rezulton pozitiv me COVID-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...