Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Zidane zotohet se Real Madridi do të luftojë deri në fund për titull në La Liga

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është zotuar se skuadra e tij do të luftojë deri në fund për titull në La Liga, pas barazimit të së dielës me liderin Atletico Madrid.Luis Suarez e kaloi Atleticon në epërsi herët në pjesën e parë në Wanda Metropolitano, megjithatë Benzema ia shmangu humbjen Realit dhe nuk e lejoi rivalin dhe liderin të shkëputet edhe më shumë në garë për titull duke e shënuar golin e barazimit në çastet e fundit, raporton Gazeta Express.

Atletico mbetet lider tani me 59 pikë, tri më shumë se Barcelona në vendin e dytë dhe pesë më shumë se Reali në pozitën e tretë. Skuadra e Diego Simeones, megjithatë, e ka zhvilluar një ndeshje më pak se dy rivalët e saj dhe rrjedhimisht e ka mundësinë ta rrisë epërsinë daj tyre në krye të La Ligës edhe më shumë.Zidane tha pas ndeshjes së synimi i kampionit në fuqi është të luftojë deri në frymën e fundit kundër rivalit të qytetit.

“Qëllimi ynë është të vazhdojmë. Ne e dimë se kanë mbetur edhe shumë ndeshje, prandaj do të luftojmë deri në fund”, tha Zidane.“Çdo gjë mund të ndryshojë gjithmonë. Ne po i bëjmë mirë gjërat dhe mund të përmirësohemi. Këtë do ta bëjmë. Jam krenar me të gjithë lojtarët e mi. Jemi të bashkuar dhe do të luftojmë deri në fund”, shtoi ai.

Postime të ngjashme

Camavinga tek Reali, çështje kohe

Z H

Tottenham shtyn Harry Kane drejt Real Madridit

Z H

Lewandowski rikthehet në stërvitje para ndeshjes me PSG

Z H

Qyteti i Romës mund të mos përzgjedhet nga UEFA si nikoqire e “Euro 2020”

Z H

Xhevdet Shabani hyn në histori të Dritës, bëhet golashënuesi më i mirë i klubit gjilanas

Z H

Tuchel: Mos prisni që Havertz të jetë si Diego Costa

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...