Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Zijadin Sela denoncon “drejtësinë” selektive në Maqedoni e Veriut

Shkup, 6 shkurt, Zhurnal.mk – Kryetari i Aleancës për shqiptarët Zijadin Sela në një status në Facebook ka komentuar absurdet e gjyqësorit në Maqedoni dhe drejtësinë selektive kur janë në pyetje nacinalitetet e ndryshme.

Ai krahason rastin e Almir Aliut dhe komitit Sazdo të cilat janë ndër proceset më diskutabile.

“Jetët e njerëzve nuk janë me vlerë të barabartë në Maqedoninë e Veriut. Kur një maqedonas vret egërsisht një fëmijë shqiptar me makinën e tij, me paramendim, ai dënohet me 4 vite burg për “aksident trafiku”.

Kur dy të rinj shqiptarë futen në një përleshje me një të ri maqedonas, që përfundon me vdekjen aksidentale të këtij të fundit, ata dënohen me 17 vite burg për “vrasje mizore”.

Këto dy raste shfaqin në mënyrën më brutale se sa selektive është drejtësia jonë, varësisht nga përkatësia kombëtare e viktimave apo e kriminelëve, apo nga përkatësia partiake.

Vetingu i plotë i gjyqësorit është i një rëndësie jetike, për të pastruar atë nga gjyqtarët dhe prokurorët shovinistë dhe të korruptuar të tipit jugosllav.”, ka shkruar Sela

Postime të ngjashme

Vetëm 35% e të punësuarve në Maqedoni marrin paga mbi mesataren

D V

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

D V

Xhambaski: Nëse respektohen “vijat e kuqe”, komisioni maqedono-bullgar nuk do të mund të funksionojë

D V

OBRM-PDUKM: Mini-Shengeni nuk është një alternativë e BE -së

D V

Priten variante të ndryshme të Covid-19! Mund të rekomandohet marrja e dozës së tretë e vaksinës

D V

Edhe katër të rinj arrestohen pasi kapen me marihuanë!

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...