Zingraf takim me Çuçin: Të çojmë përpara axhendën e reformave

Ambasadori gjerman, Peter Zingraf zhvilloi sot takimin e tij të parë të punës me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi. Lajmi bëhet i ditur nga Ambasada gjermane në Tiranë ku theksohet se, fokusi i këtij takimi ishte çuarja përpara e axhendës se reformave dhe integrimi në BE. “Ambasadori Peter Zingraf zhvilloi sot takimin e tij të parë të punës me një nga anëtarët e qeverise se re, me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi. Objekt i bisedës ishte ndër të tjera një vlerësim i bashkëpunimit bilateral policor në luftën kundër krimit të organizuar si dhe një shkëmbim rreth refugjatëve afganë që Shqipëria ka strehuar”, theksohet në njoftimin e Ambasadës. “Unë përgëzoj qeverinë e re të drejtuar nga Kryeministri Rama dhe i uroj asaj gjithë të mirat në punën e mëtejshme për reformat. Unë përshëndes kthimin e opozitës në parlament dhe falenderoj Presidentin e Republikës dhe të gjitha institucionet shtetërore të përfshira për tranzicionin e shpejtë”, shprehet Zingraf.

“Ambasadori theksoi në bisedë me Ministrin Çuçi se nuk ka kohë për të humbur, se axhenda e reformave duhet çuar përpara me vendosmëri dhe se integrimi në BE duhet të udhëheqë dukshëm si një yll polar”, bën të ditur Ambasada. “Për shumicën e cilësuar në parlament që nevojitet në fusha të rëndësishme si p.sh. reforma zgjedhore dhe vijimi i reformës në drejtësi do të jetë i nevojshëm një bashkëpunim konstruktiv i shumicës dhe opozitës”, tha Zingraf. “Vizita e Kancelares Gjermane në Tiranë bëri dhe njëherë të qartë se Gjermania vijon të mbështesë dhe shoqërojë me vendosmëri rrugën e Shqipërisë dhe rajonit drejt BE-së”, u shpreh ambasadori.

Related posts

Çifti shqiptar u gjet në valixhe, tronditin italianët: Nusja i vrau se ishte shtatzënë me një tjetër

D V

Vijon lufta ndaj COVID/ 1.8 milionë të vaksinuar në vendin tonë

D V

Vaksinë me detyrim dhe administrata: Të parët në listë do jenë policët, farmacistët, laborantët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More