Zjarr i madh pyjor në rrethinën e Strugës, në shuarje është përfshirë edhe një helikopter i MPB-së

nga Xh M

Strugë, 9 korrik – Një zjarr i madh pyjor ka rënë në afërsi të fshatit Dellogozhdë të Strugës, ka konfirmuar për MIA-n komandanti i Njësisë territoriale të zjarrfikësve të Strugës, Feti Mazari.

Për shkak të terrenit jo tël kalueshëm për shuarjen e flakëve nga toka, ai ka theksuar se kanë kërkuar ndihmë nga Qendra për menaxhimin e krizave, nga ku në vendngjarje ka mbërritur një helikopter i MPB-së.

“Ekipet e NJTZ Strugë aktualisht janë në terren me dy automjete zjarrfikëse, si dhe një ekip i NP “Pyjet kombëtare”. Është prekur një sipërfaqe e madhe me pyll dushku dhe akacie dhe ekziston rreziku që zjarri të zhvendoset nga ana tjetër në Poum, nëse nuk intervenohet nga ajri”, dekalroi Mazari për MIA-n.

Ai sqaroi se i njëjti vend ishte përfshirë nga zjarri dy vite më parë, gjatë të cilit u dogj një sipërfaqe e madhe me pyll akacieje, dushku dhe pishe.

Qendra për menaxhim me kriza njoftoi se është angazhuar mbështetje ajrore për shuarjen e zjarrit të rrezikshëm pyjor pranë fshatit Dellogozhdë për shkak të rrezikut të zgjerimit të tij në një vend të paarritshëm për shuarje nga toka.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More