Zjarr në Brezovicë, digjen një vilë dhe një objekt banimi

nga Xh M

Një zjarr ka përfshirë një vilë dhe një objekt banimi pasditen e së dielës në Brezovicë, duke shkaktuar dëme materiale, pa viktima apo të lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës. Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, autoritetet janë lajmëruar menjëherë dhe kanë ndërhyrë në kohë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

“Sot rreth orës 15:11 kemi pranuar një informatë se në zonën e Brezovicës ka shpërthyer një zjarr, i cili ka përfshirë një vilë dhe një objekt banimi. Lidhur me zjarrin, është njoftuar Njësia e Zjarrfikësve, ndërsa një patrullë policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për lëndime në njerëz”, ka thënë Veseli.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More