Agjencia Zhurnal.mk

Zjarr në një aeroport në Spanjë, evakuohen pasagjerët – anulohen disa fluturime

Aeroporti Alicante në Spanjë është evakuuar pasi një zjarr ka shpërthyer, gjë që ka shkaktuar edhe anulimin e disa fluturimeve.

Qindra pasagjerë dhe stafi mendohet se janë larguar me shpejtësi nga ndërtesa pas flakës.

Pasagjerja Helen Oakwater ka thënë se ajo ishte lënë duke pritur në parkun e makinave pasi u nxorën jashtë terminalit.

“Zjarri dukej se ishte në një çati. Ishte mbi zonën e aterrimit. Ju mund të shihnit tymin dhe flakët. U desh një kohë para se të evakuoheshin”.

Një zëdhënës i aeroportit konfirmoi se një pjesë e çatisë së terminalit ishte përfshirë nga zjarri, megjithëse flakët thuhet se kanë origjinën në zyrat më poshtë.

Zyrtarët tani kanë konfirmuar që katër fluturime janë devijuar – tre për në Murcia dhe një për në Valencia.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...