Zjarr në një automjet motorik në lëvizje në Kërçovë

Kërçovë, 1 tetor – Dje rreth orës 10:35 minuta në rrugën “Boris Trajkovski” në Kërçovë në vendin Llopushiniki i vjetër, ka ndodhur zjarr në një automjet të udhëtarëve me targa të Kërçovës në lëvizje, të drejtuar nga E.M. (63) nga Kërçova.

“Pas denoncimit për zjarr në automjet motorik kemi intervenuar në vendin e ngjarjes me një automjet dhe zjarri në tërësi e kemi shuar. Vlerësimet tona thonë se gjatë këtij zjarri është shkaktuar dëm material prej rreth 20.000 denarë, ndërsa vlerën reale të dëmit do ta konfirmojë kompania e sigurimit ku është siguruar automjeti”, ka thënë komandanti i NJTKZ Kërçovë, Goran Sokoleski.

Related posts

Fushatë intensive e fundjavës për zgjedhjet lokale

D V

Arsim Idrizi do të jetë kandidat i koalicionit ASH-AAA për kryetar të komunës së Likovës

N E

KSHZ merr vendim: Do të vazhdohet të votohet deri në orën 19:30

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More