Zjarr në një banesë në Aerodrom të Shkupit, pronari pësoi djegie

nga D. V.

Shkup, 21 prill – Një zjarr shpërtheu në një banesë në Aerodrom të Shkupit, ndërsa pronari i banesës pësoi djegie. Së bashku me djalin e tij, për shkak të thithjes së tymit, janë dërguar në Klinikën “Nënë Tereza”.

“Dje në ora 5:14 në SPB Shkup u raportua se në një ndërtesë në rajonin e komunës së Aerodromit, ka shpërthyer zjarr në banesë, pronë e P.D., i moshës 74-vjeçare. Nga zjarri, djegie pësoi pronari dhe së bashku me djalin e tij, 52-vjeçar O.D., për shkak të thithjes së tymit, janë dërguar në Klinikën ‘Nënë Tereza’ për dhënien e ndihmës mjekësore”, njoftojnë nga MPB.

Zjarri u lokalizua nga Brigada për mbrojtje zjarrfikëse – Shkup dhe me këtë rast është kryer ekspertizë nga ekipi hetues pranë SPB-Shkup.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More