Zjarr në një deponi të egër shkak për paraqitjen e tymit të madh të zi në Tetovë

Tetovë, 1 tetor – Zjarr në një deponi të egër mbi lagjen Drenovec në orët e hershme të mëngjesit sot ishte shkak për paraqitjen e tymit të madh të zi, që i ka shqetësuar banorët e qytetit.

 

Nga njësia zjarrfikëse territoriale informojnë se zjarri është në një deponi të egër, ku janë djegur goma dhe mbeturina tjera, prej të cilave është krijuar tymi i zi dhe i dendur.

“Zjarri në deponinë e egër mbi Drenovec në rrugë për fshatin Gjermë është denoncuar pasdite në ora 13. Zjarri është lokalizuar në ora 14 e 30 minuta. Paraqitja e tymit të madh ishte për shkak se janë djegur goma të vjetra nga automjetet dhe mbeturina tjera”, deklaroi Uka Aliti, komandant i zjarrfikësve tetovarë.

Kanë intervenuar tre zjarrfikës me një automjet të posaçëm me cisternë.

Related posts

Deri tani janë vaksinuar 500.995 qytetarë

Z H

Masat anticovid nuk respektohen në mitingje partiake, kështu virusi nuk qetësohet

Z H

Regjistrimi në Ohër në rrezik, nga 214 regjistrues janë paraqitur vetëm 80

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More